Fshati i Farkës është 8 km larg qendrës së Tiranës,  emrin  Farkë e ka marrë nga farkëtar, si fshati i farkëtarëve. Në zemër të fshatit është dhe një liqen i bukur, që ka të njëjtin emër, “Liqeni i Farkës”. Ky liqen tashmë është i rrethuar nga nje pedonale shumë moderne, ku njerëzit mund të ecin për kilometra rreth liqenit dhe të shijoni pamjen 360 gradë të tij. Ju mund të uleni dhe të qetësoheni për pak kohë në stolat rreth liqenit dhe të vazhdoni udhëtimin tuaj. Është një vend ideal për piknik.

Burimi:www.vizitotiranen.al / Përgatiti për ALVA – V. D.