Biografi e plotë

Anila Bashllari lindur dhe rritur në Tiranë në një familje që gjithmonë ka dhënë dashuri. Mënyra se si e filloi jetën ishte tradicionale ose e vetmja alternativë: studimet e larta, të krijosh familje dhe të jetosh përjetë e lumtur. 

U ballafaqua për herë të parë me “vështirësitë e jetës” kur u emërua me punë jashtë Tiranës, në Lushnje dhe më pas në Gramsh, me bashkëshortin dhe djalin, Keltinin. Ju duhej të merreshin vetë me detyrimet e përditshme përveç punës dhe i dukej se nuk isha e përgatitur për këto vështirësi. Gjithmonë ishte marrë vetëm me mësimet dhe i pëlqente shumë të lexonte ndërsa duhej të merrej edhe me gatimin, larjen, hekurosjen… Ajo që vërtet e lumturonte ishte kur merrej me djalin dhe edukimin e tij që në fakt ka qenë një nga qëllimet kryesore të jetës së saj, edhe pse grua në karrierë dhe e ngarkuar në aspektin e formimit akademik.

Kthimi në Tiranë ndodhi shpejt për shkak të tranzicionit dhe sfida ishte përballja me kërkesat e reja dhe karrierën pas një periudhe 5 vjeçare jashtë Tiranës. Kur e mendon tani, e sheh  si  një bekim punën jashtë Tiranës pasi ishte një shkollë më vete, për t’u përgatitur për sfidat që do të vinin më tej. Një tipar karakteristik e ka shoqëruar gjithë jetën, përballja me sfidat dhe bindja e brendshme, shpeshherë e heshtur, që do t’ja dali. Gjithmonë ka menduar që ia del, edhe në momentet më të vështira.

Dhe kështu filloi të ndërtohej një karrierë rreth 30 vjeçare, me eksperiencë në administratën publike, biznes dhe organizata ndërkombëtare në fushat e SME-ve, legjislacionit dhe politikave të mbështetjes së tyre; planifikim dhe menaxhim strategjik; ristrukturim dhe këshillim biznesi; burime njerëzore dhe rekrutim stafi për nivele drejtuese; shitje dhe marketing; koordinatore e grupeve të ndryshme të interesit (qeveri, biznes, shoqata, donatorë, etj.) dhe fusha të tjera që lidhen me to.  Gjithmonë ka qenë pasionante për punën, e cila ka qenë gjithmonë impenjuese dhe stresuese, me orare të zgjatura që i lejonin pak mundësi dhe kohë për t’u marrë me atë çka ishte vërtet e rëndësishme dhe primare: familjen.

Në vitin 2003, për shkak të stresit filloi të mos ndjehej mirë, edhe pse të gjitha analizat dhe kontrollet mjekësore tregonin që ishte e shëndetshme. Shumë ngjarje rrodhën në mënyrë të tillë që i ekspozuan sistematikisht me kulturën aziatike dhe mënyrën e tyre të të menduarit dhe jetesës. Filloi të eksploronte kulturën e Yoga-s, Qigong dhe Reiki, që janë tre disiplina të ndryshme përkatësisht indiane, kineze dhe japoneze por që kanë të përbashkët balancimin fizik, mendor, emocional dhe shpirtëror. Tashmë ditës së saj, përveç gjithë angazhimeve i shtohej edhe leximi intensiv i materialeve të ndryshme, që më pas u fokusuan në “zhvillimin personal” që sot është kthyer në një nga orientimet kryesore të karrierës së saj.

Kur kthehet prapa në kohë mendon që asgjë nuk ka qenë e rastësishme, por gjithshka pjesë e sinkronit të asaj force universale që vë në lëvizje gjithshka, përfshirë edhe atë. Rrugëtimi ka qenë me ulje dhe ngritje, sidomos shpirtërore në kërkim dhe njohje të vehtes, qëllimit të jetës dhe njohjes së vlerave të vërteta për të! Sot mendon që është e bekuar për eksperiencën që ka kaluar, pasi ishte ajo që vërtet kishte nevojë për t’u rritur dhe njohur potencialet brenda vetes, për të dhënë dhe marrë dashuri pafundësisht për këdo dhe gjithshka që e rrethon. Çlirimi më i madh brenda saj ka qenë kur kuptoi që dashuria është hyjnore, një energji shpirtërore prezente kurdo dhe për këdo, e aksesueshme në çdo kohë, pa kufij dhe barriera, që ekziston kudo – në mënyrë të lirë, konstante dhe të përjetshme. Dashuria ka qenë dhe është prezente në çdo kohë në jetët tona, që ekziston pavarësisht paaftësisë sonë apo egoizmit të të tjerëve.

Anila është një grua e zakonshme që ka një jetë ndoshta të ngjashme me tuajën, në kërkim të vazhdueshëm të ndryshimeve brenda vetes për një jetë më të mirë dhe me kuptim. Natyrisht, kërkimi dhe zhvillimi i vetes mbart sfida të vazhdueshme me të cilat je gjithmonë i përgatitur kur niveli i ndërgjegjësimit dhe vetëdijes rritet dhe të shërben. Kështu, në kërkim të përgjigjeve për qëllimin e saj në jetë apo pasionin e vërtetë; orëve të pafund studimi dhe ndërgjegjësimi; udhëtime në vendet aziatike për të përjetuar atë eksperiencë që gjithmonë e dinte brenda vetes por nuk kisha akses, lindi dhe praktika e saj e “coaching” (trajnim).

Foto: Trajnim mbi Inteligjencën Emocionale & Performancën e Lartë me bankën rajonale NLB

Për rreth 11 vite studioi psikologjinë moderne dhe atë që quhet “energy psychology”; neuroshkencën, neuroplasticitetin dhe epigenetics si pionieret e zhvillimit të mendimit dhe sjelljes njerëzore; studioi sistemin e bindjeve si peng i së kaluarës apo hap drejt rrugëve të zhvillimit;  ndoqi mësuesit më të njohur në fushën e zhvillimit personal dhe shpirtëror si John C. Maxwell, Paul Martinelli, Brian Tracy, Brendon Burchard, Wayne Dyer, Anthony Robbins, Bruce Lipton PhD, Daniel Amen, Gregg Braden, Arianna Huffington, psikologë të universitetit të Harvardit e shumë të tjerë dhe filloi të lidhi mendimin shkencor në fushën e menaxhimit me atë shpirtëror për të nxjerrë më të mirën e personalitetit njerëzor. Ky studim i vazhdueshëm dhe intensiv thelloi dhe pasuroi njohuritë e saj dhe punën që bënte me klientët, që e befasojnë dhe mrekullojnë me progresin eksponencial dhe për të cilët u është përulësisht mirënjohëse.

Pasioni i saj mbetet puna individuale dhe në grup me klientë të cilët janë të suksesshëm në atë çfarë bëjnë por duan të eksplorojnë përtej kufijve që i njohin vetes, duke përdorur teknikat më bashkëkohore të dimensioneve njerëzore (trup, mendje, emocion dhe shpirtëror) për çlirimin e traumave dhe eksperiencave negative të së kaluarës; transformim drejt gjetjes së vlerave reale dhe vehtes; rritje të efiçencës dhe produktivitetit për një karrierë më të suksesshme  dhe një jetë të balancuar, duke jetuar tërësisht momentin. Përveç “coaching” dhe konsulencës, ka përgatitur module të ndryshme trajnimi për nivele të ndryshme menaxheriale si kurse GTEM: Si të influencosh dhe motivosh njerëzit? Çfarë duhet bërë për të qenë i suksesshëm? Si të jemi produktivë dhe efiçentë? etj. Eksperienca e saj 30 vjeçare e ka ndihmuaar për të riprogramuar menaxherët e sotëm për të qenë më efiçentë dhe të kenë një jetë më të balancuar dhe të arrirë.

Anila Bashllari është eksperte në fushën e zhvillimit personal dhe profesional dhe ushtron profesionin e saj jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera të botës. Anila është gjithashtu doktore në shkencat ekonomike, me një karrierë profesionale 30 vjeçare, mbajtëse e shumë pozicioneve drejtuese dhe këshilluese në administratën shtetërore, organizata ndërkombëtare dhe sektorin privat. Karriera si eksperte në fushën e zhvillimit personal dhe profesional filloi në vitin 2003 dhe u kthye në një profesion me kohë të plotë për Anilën në vitin 2012, pas çertifikimit zyrtar si anëtare e Qendrës “John Maxwell Team” dhe me krijimin e kompanisë së saj “Beyond Limits”. E lindur dhe rritur në Tiranë, Anila është e martuar dhe ka një djalë. Për të mësuar më shumë mbi Anilën, lexoni biografinë e saj të plotë më poshtë.

Foto: Trajnim 12 Javë me Menaxherët Senior të Raiffeisen Bank

Filozofia e saj për “coaching”

Eksperienca e saj personale, prezenca 100% për klientin, konfidencialiteti dhe një komunikim përtej atyre çka dijmë mbi veten, krijon dhe lejon mundësitë që klientët të eksplorojnë rrugëtimin e tyre, më thellësisht dhe të plotë. Ndarja pa hezitim i çdo informacioni me klientët, njohja me të “panjohurat” e vetes; dedikimi i plotë ndaj transformimit të tyre drejt suksesit, dhe besimi në kapacitetin e tyre për të arritur atë çka dëshirojnë e kanë bërë të besoj që gjithshka është e mundur. Motoja e saj është: nëse unë mundem, edhe ti mundesh!

Anila vazhdon të jetë po aq pasionante për punën që bën në fushën e konsulencës por coaching personal i sjell një gëzim të veçantë dhe të pashpjeguar kur shikon transformimin e klientëve të saj, dhe shprehjen “sa do doja të ishte kështu” në fillim të seancave dhe “WAW” në përmbyllje të tyre. E shikon si një eksperiencë sublime, kur njerëzit njohin dimensionet e tyre të pa eksploruara, bukurinë e tyre të brendshme që kthehet në mirësinë e tyre dhe fuqi krijuese. Mrekullohet kur shikon fytyrat e tyre të qeshura, plot besim në vetvete dhe të ardhmen, të plotë në shpirtin e tyre dhe me besimin që “Edhe unë mundem”.

Vlerësimet nga klientët e saj

Jam shumë e lumtur dhe gjërat kanë filluar të ndryshojnë drejt asaj që dua të arrij. Jam shumë e bindur të them që kjo ka qenë eksperienca më e vlefshme dhe më e bukur e jetës time. Nuk mjafton të shprehesh me fjalë çfarë ndodh me ju gjatë seancave të coaching, sepse përjetimi është goxha i madh. Ju uroj të jeni pjesë e coaching me Anilën për të zbuluar botën tuaj. Aurora, Durrës

Kush është Anila? Një zonjë e bukur, me sjellje të bukur, që nis një bisedë të paqtë me ty: hyn brenda botës tënde ngadalë, pa u ndjerë e të duket sikur je aty vetëm me veten tënde ose me shoqen e femijërisë/motrën dhe vijon e flet. Ti s’ndjen barriera, se Anila të jep komfortin e një njeriu që mund t’i tregosh se ç’mjegull apo rreze dielli gjenden në atë moment  në shpirtin tënd.  Ti nis të artikulosh gjëra që i kishe diku në subkoshiencë (po s’e dije këtë gjë), pra ti po ia deklamon me zë të lartë vetes dhe çuditesh. Ti  flet per jetën e përditshme dhe Anila me butësinë e saj, nëpërmjet një bisede të ëmbël  e të qetë, të çon te thelbi i problemeve të  tua.  Ajo vijon të flasë dhe  tashmë problemet, frika , ankthi e ajo mjegulla e mësipërme  të duken një peshë më e lehtë për t’u mbartur, një copë rrugë sa të kalosh pengesën dhe pastaj  Anila të bën të kuptosh se po fillon t’i lësh pas krahëve. Ky është coaching, kjo është “biseda” e ëmbël spirituale qe kam patur fatin të shkëmbej disa herë me  fisniken Anilë!  Coaching është një trajnim personal, një guidë për jetën që Anila ka talentin të ta përcjellë jo si një teknikë të pakuptueshme, por si  një bisedë/mësim jete. Anila të kam shumë xhan, të jam mirënjohëse për çka ke bërë për mua!  Sikurse ta kam thënë disa herë, s’lodhem ta përsëris këtu, por me gërma kapitale ama: I JAM MIRËNJOHËSE UNIVERSIT QË TË SOLLI NË UDHËN TIME! Merita, Tiranë

Trajnimet që ofron Anila:

  1. Zhvillim Personal:Coaching Individual, Coaching në grup

  2. Mastermind: Ekziston një sinergji tek energjia, vendosmëria dhe ngazëllimi që pjesmarrësit sjellin tek një grup i Mastermind.

  3. Workshops: Eksperienca 30 vjeçare, formimi akademik si dhe çertifikimi si coach folëse dhe trajnuese e lejojnë të ofroj workshop-e të tematikave të ndryshme në fushën e zhvillimit personal dhe profesional.

    Burimi:http://anilabashllari.com/ Përshtati për ALVA – M. P.