Gëzuar Datëlindjen “Zëri i Amerikës” për Shqiptarët! – Shërbimi Shqiptar i “Zërit të Amerikës” shënon 75 vjetorin e transmetimit të parë të gjuhës shqipe

Biberaj : “Mirënjohje kolegëve të Shërbimit Shqip dhe te gjithë gazetarëve që kanë pasur fatin dhe nderin të punojnë për “Zërin e Amerikës” dhe të japin ndihmësen e tyre modeste për lirinë dhe demokracinë e kombit shqiptar!”

UASHINGTON DC: Togfjalëshi shqip me atë siglën e veçantë muzikore, që hapte dhe mbyllte radioprogramin e “Zërit të Amerikës”, me ato fjalët e bukura, diksionin e tyre të veçantë radiofonik: “Unë dhe kolegu im … nga Uashingtoni … dhe në fund – dëgjuat “Zërin e Amerikës” nga Uashingtoni” -, kremton sot 75 Vjetorin e krijmit të saj.

“Është, 13 maj ai që shënon 75 vjetorin e transmetimit të parë të gjuhës shqipe në “Zërin e Amerikës”! Shërbimit Shqiptar që ka shërbyer si një burim shumë i besueshëm i lajmeve, duke siguruar audiencën e tij me lajme dhe informacione të paanshme, të besueshme dhe me kohë dhe duke nxitur zhvillimin e shoqërive të lira dhe demokratike,” tha në mesazhin e tij elektronik, Dr. Elez Biberaj Drejtori i Euro – Azisë, i “Zërit të Amerikës”.

“Urime të përzemërta Shërbimit Shqip të “Zërit të Amerikës” me rastin e 75 vjetorit të transmetimeve në gjuhën shqipe. Programi i parë në shqipe ka fillluar me datën 13 maj 1943, një kohë kur “Zëri i Amerikës” transmetonte në shumë pak gjuhë. Kjo dëshmon rëndësinë që Shtetet e Bashkuara u jepnin aspiratave të kombit shqiptar për pavarësi dhe demokraci. Transmetimet në shqip u ndërprenë në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, dhe rifilluan më 13 maj 1951.

“Zëri i Amerikës” ka qenë dëshmitar i ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar dhe ka shërbyer vazhdimisht si një burim i besueshëm lajmesh dhe informacioni. Është e vështirë të gjesh një mjet tjetër shtypi që të ketë mbuluar dhe që vazhdon t’i mbulojë zhvillimet në Ballkan në një mënyrë të tillë gjithëpërfshirëse dhe gjithë-shqiptare si “Zëri i Amerikës”. Shërbimi Shqip vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm dhe gëzon një ndër audiencat më të mëdha mes shërbimeve në të gjitha gjuhët e tjera të “Zërit të Amerikës”.

Duke përcjellur me këtë rast edhe një Mirënjohje kolegëve të Shërbimit Shqip dhe të gjithë gazetarëve që kanë pasur fatin dhe nderin të punojnë për “Zërin e Amerikës” dhe të japin ndihmësen e tyre modeste për lirinë dhe demokracinë e kombit shqiptar!

Ndërkohë, që për ne ish të persekutuarit, të burgosurit politik, nga ish-Shqipëria e robëruar, e regjimit të Enver Hoxhës, “Zëri i Amerikës”, është ende zëri i shpresës dhe i frymëzimit, zëri i besushmërisë, zëri i së vërtetës.

Për 45 vjet të izolimit të egër komunist, të diktatorit Enver Hoxha, “Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe, ishte i vetmi zë që vinte nga përtej oqeanit -, dhe që na “zgjoi nga gjumi”, na mbajti me shpresë, dhe na frymëzoi drejt lirisë, duke marrë lajmet nga Uashingtoni, megjithëse ishim në burgjet e Spaçit, Burrelit, Ballshit, Bulqizës, apo në gazermat e interrnimit në të gjithë Shqipërinë komuniste.

“Ju flet Zëri i Amerikës nga Uashingtoni” në programin e mbrëmjes i cili i binte në orën 6:00 të darkës me orën e Shqipërisë dhe në orën 21:00 sipas orës në Shqipëri, ishte ai zë që vinte nga larg ashtu si ai “Zëri i Penelopës”, në mitologjinë greke me “Serenat e Detit”, një zë nga larg përtej detit, që lindte një mëngjes të bukur, dhe të sillte në zemrën e çdo patrioti, adhetari dhe demokrati në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare, një ditë të bukur dhe të mbarë, ku lindën shpresat dhe mbetëm gjallë për të treguar……

Për mua, dhe bashkëvuajtësit e mi, është, shumë e vështirë, sot të kujtojmë se sa herë e kemi dëgjuar “Zërin e Amerikës”, dhe në çfarë moshe, vendi apo situate e kemi filluar, ta dëgjojmë atë, sepse askujtë nuk i shkonte ndërmend se do të vinte kjo ditë, dhe të lirë do të kremtonim edhe në Amerikë 75 vjetorin e shërbimit shqip të “Zërit të Amerikës” nga Washingtoni.

Dhe, natyrisht, që edhe unë nuk mund të numërojë sesa herë e dëgjoja zërin e “Zërit të Amerikës”, në valët e shkurtëra të asaj kohe, por mbajë mend togfjalshin dhe atë pjesën e veçantë muzikore, që hapte dhe mbyllte radioprogramin e “Zërit të Amerikës”, me ato fjalët e bukura me diksionin e veçantë radiofonik: “Unë …. dhe kolegu im …… nga Uashingtoni…. dhe në fund dëgjuat “Zërin e Amerikës” nga Uashingtoni.”

Kështu, pra do të na përcillnin radio programet e saj, për çdo ditë deri në emisionin e radhës që transmetonte Radio programi i “Zërit të Amerikës”, seksioni i gjuhës shqip.

Kurse ne e dëgjonim në barangat e errëta, mes skamjes dhe frikës, se po na dëgjonin dhe muret, teksa, “mbuluar me jorgan ose ndonjë batanije të vjetër, dhe nënat tona shpesh herë lanin diçka jashtë të bënin zhurmë e ruanin fëmijët e burrat e tyre, nga e keqja që nuk ju nda për 45 vjet deri saj ai rregjim u rrëzua, dhe “Zëri i Amerikës”, së bashku me ne fituam lirinë në vendin tonë, që padrejtësisht na e kishte mohuar komunizmi.

Mirëpo, kur vijnë këto përvjetore, nuk mundem të harrojë të paktën në mendjen time, edhe dy emisionet e “Zërit të Amerikës”, për atë kohë, që për ne të persekutuarit politik, në kampet e internimit, ishin e vetmja shpresë, dhe nga ne të gjithë i mbanim sytë, si unë dhe ata mijëra bashkëvuajtësit e mi, që qëndronim të izoluar në kampet e internimit në Savër, Gjazë, Gradishtë, Grabian, Çermë, Shtyllas, Lubonjë e Libofshë.

Pothuajse, në çdo mëngjes, kur bëhesh ai apeli (leximi i emrave të të internuarve), nuk kishte ditë që të mos përhapej “vesh më veshë” lajmi se regjimi i Enver Hoxhës, së bashku me regjimet e tjera komuniste, po “lëkundeshin”, dhe era e lirisë po frynte edhe në Shqipëri, në Kosovë, e trojet shqiptare, qysh me demonstratat e vitit 1964, dhe ato që kulmuan në të gjithë Kosovën në 1981-in, që shkatërruan dhe ishin nxitje e frymëzim në të gjithë ish Jugosllavinë për shpërbërjen e saj.

Nuk kishte ditë, që të internuarit të mos merrnin ndonjë lajm, që u hapte atyre zemrat e lirisë, sepse ishte “Zëri i Amerikës”,”Dojçe Vele”, “Ju Flet Londra” – BBC shqip, dhe “Radio Vatikanin shqip” që për shtresën e të persekutuarve politik, ishte e vetmja liri dhe ëndërr, që kishin të persekutuarit, ndërkohë, që lajmet e tyre ishin oksigjeni dhe ushqimi i përditshëm, jo vetëm i imi, por dhe i atyre mijërave bashkëvuajtësve të mi – fatkeq nëpër kampert e interrnimit.

Ndërsa, sot, kur flas për “Zërin e Amerikës”, 75 vjetorin e seksionit Shqip, kujtojë atë lajmë që kam dëgjuar në shtëpinë time, për herë të parë, ndoshta kur isha vetëm 6 vjeç.

Xhaxhai i ndjerë, Musa Sina, kishte një radio të vjetër polake, dhe kishte dëgjuar lajmin nga “Zëri i Amerikës”, se të premten më 22 nëntor 1963, ishte vrarë Presidenti i SHBA-së John Kennedy. Ai erdhi dhe i tha nënës së tij, se sipas lajmeve, duket se “komunistët” rusë nëpërmjet Kubës, e vranë Presidentin e Amerikës, ose agjenturat e tyre, dhe se gjendja tani mund të ndryshojë, edhe këtu tek ne.… dhe tani priten arrestime duke filluar me arrestimet si vepronte Sigurimi i Shtetit në atë kohë. Sa herë kishte ndonjë ngjarje të madhe në Perëndim, në Shqipëri niste vala e arrestimeve dhe interrnimeve, …..

Kur isha vetëm 15 vjeç, dhe kur plasi skandali i “Watergate” dhe Presidenti Richard Nixon, dha dorëheqjen, në atë mbrëmjen e 1972, nëpërmejt “Zërit të Amerikës”, në gjuhën shqipe, të nesërmen ne të persekutuarëve, sikur na “vdiqën” shpresat e mëdha, mbas asaj vizite historike, të të parit Sekretar Shteti në Kinën komuniste të Henry Kissinger, dhe frika u rrit, ndërsa avazi i arrestimeve në kampet e internimit dhe qendrat e banimit ku banonin familjet patriotike e atdhetare, nisi vala e arrestimeve. Gazi i Degës së Punëve të Brendshme, i shpeshtojë ardhjet e tij në Savër, Gjazë, Gradishtë, Grabian, Çermë, Shtyllas, Lubonjë e Libofshë, duke marrë për çdo natë nga një të presekutuar, dhe futur frikën të tjerëve.

Mirëpo, ja që edhe tash 28 vjet liri, mbasi ai rregjim u rrëzua, kur nuk do ta besoja dhe as që e kisha menduar ndonjëherë, që “Zërin e Amerikës”, zërin që na mbajti gjallë me zërin e saj, të shpresës, lirisë e demokracisë për aq vite që ne vuajtëm atë rregjim të egër, do ta dëgjoja dhe do ta shifja sot, këtu nga Uashingtoni.

Këtu, nga vendi i Shtëpisë së Lirisë dhe Demokracisë, tani ndjej më shumë një shenjë respekti, dhe mirënjohje, për atë sesa shumë mësova dhe u frymëzova edhe nga këta gazetar të “Zërit të Amerikës”, nga Uashingtoni. Madje, edhe do të njihja, do të isha më afër me ta dhe me lajmin, do të mësoja nga shkolla dhe përvoja e tyre gjatë këtyre tre dekadave por edhe më e mëparshme kur unë linda dhe isha në interrnim.

Andaj edhe gjej rastin që në këtë 75 vjetor, “Zërit të Amerikës”, të gjithë kolegve t’i uroj nga zemra të kenë vite më bukura, më të lumtura dhe më të begatë, me gjithë familje.

Zëri i Amerikës (VOA) : “Zëri i Amerikës” (VOA) është një burim multimedial i financuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe institucioni zyrtar i transmetimit të jashtëm të Shteteve të Bashkuara. Ajo siguron programe për transmetim në radio, televizion dhe në internet jashtë SHBA, në gjuhën angleze dhe disa gjuhë të huaja; si gjuha shqipe, persishtja, rusishtja dhe frëngjishtja.

Karta e “Zërit të Amerikës, e nënshkruar në ligj në 1976, dhe është firmosur nga Presidenti Gerald Ford, kartë e cila kërkon që “Zëri i Amerikës”, të “shërbejë si një burim i lajmeve vazhdimisht të besueshme dhe autoritative” dhe “të jetë i saktë, objektiv dhe gjithëpërfshirës”.

Selia e “Zërit të Amerikës”, ndodhet në të njëjtën kompleks ndërtesash me Departamentin Amerikan të Shtetit, në qendër të kryeqytetit të SHBA – Uashington D.C, (330 Avenue Independence SW, Uashington, D.C., 20237).

“Zëri i Amerikës”, financohet që prej fillimit të saj plotësisht nga qeveria e SHBA-së. Kongresi i ndan fondet për të çdo vit nën të njëjtin buxhet për ambasadat dhe konsullatat. Në vitin 2016, rrjeti njoftohet se kishte një buxhet vjetor prej 218.5 milionë dollarë, me një staf të përgjithshëm të personelit të saj me 1.000 persona.
Radioja dhe transmetimet televizive të “Zërit të Amerikës”, shpërndahen nga satelitët, kabllot dhe në radio frekuencat FM, AM dhe me valë të shkurtëra në të pestë kontinentet.

Programet në gjuhët e huaja transmetohen edhe në faqet e internetit, Facebook, Twitter, e tjera të shërbimeve individuale të gjuhëve, faqet e mediave sociale dhe platformat mobile. “Zëri i Amerikës” ka marrëveshje bashkëpunimi dhe kontrata me stacione radiotelevizive dhe rrjeteve kabllore në mbarë botën.

Numri i ndjekseve të “Zërit të Amerikës”, për vitin 2016 theu rekordin dhe arriti në 236.6 milion njerëz në të gjithë botën, simbas regjistruesit ndërkombëtar.

Ky është viti jubilar i krijimit të Zërit të Amerikës, pra 75 vjetori i themelimit të këtij institucioni i cili u bë zëri i shpresës dhe lirisë, për të gjithë popujt e robëruar – Përfshirë edhe Shqipërinë nën sundimin diktatorial të Enver Hoxhës, duke dhënë një kontribut të madh në rrëzimin e komunizmit dhe mbrojtur lirinë e të drejtat e shqiptarëve të nëpërkëmbura nën ish Jugosllavinë, (Serbinë) që nuk ekziston më mbas shpërbërjes së saj.

Ishte Lufta e Ftohtë, ajo që çoi në rritjen e transmetimeve ndërkombëtare, edhe në gjuhën shqipe, në të gjithë kampin socialist, të radio programeve, Radio Rusisë, Radio Bullgarisë, Radio Pekini, dhe Radiot shqip të ish Jugosllavisë, me propogandën që bënte në atë kohë edhe vet për Shqipërinë, Radio Televizioni Shqiptar, ku shumica e lajmeve (95 %) e tyre përmbanin vetëm lajme, me sport, muzikë ose propagandë të maskuar si lajme, dhe duke treguar anët më negative të jetës në kapitalizim, rrezikun e imperializimit Amerikan, simbas tyre.

Pasi shtetet komuniste, me këtë mënyrë ishin duke ju kundërvënë me lajme – propogandë, dhe duke “demaskuar” simbas tyre, vendet perendimore – antikomuniste, dhe duke u përpjekur të influencojnë popullatën e brendshme të njëri-tjetrit dhe në vendet e bllokut socialist, duke indoktrinuar popullin e tyre, me propogandën e tyre komuniste, marksistë leniniste në vendet e lulëzuara të socializimit.

Shumë propogandë bëhej në atë kohë bëhej në Shqipëri, Kinë, Rusi, ish Jugosllavia, dhe Koreja e Veriut, të clat dëshironin të promovonin ideologjinë e tyre komuniste, dhe lulëzimin si e quanin ata me anë të propogandës gjatë Luftës së Ftohtë. Për shembull, një program propagandues në Radio Moskë nga vitet 1960 deri në vitet 1980 ishte “Çfarë është komunizmi?”, ose në Shqipëri, ishte “Lulëzon çdo ditë Shqipëria socialiste”.

Mirëpo, ishin “Zëri i Amerikës”, Shërbimi Botëror i BBC-së, Radio “Evropa e Lirë” e Radios “Evropa”, Radio “Havana Kuba”, e mbështetur nga CIA, Radio “Londra”, Radio “Franc International”, ishin ato që u tërhoqën vëmendjen dhe besnikërinë politike të publikut global, popujve të robëruar, të cilët i kishin shpresat dhe sytë vetëm nga perëndimi.

Nji vit mbasi u themeluan radioja “Zëri i Amerikës”, në vitin 1943, lindi Zëri i Amerikës në gjuhën e ëmbël dhe të bukur shqipe, i cili ishte i vetmi zë shprese dhe lirie për të gjithë shqiptarët. I cili vazhdoj pa ndërpreje për të transmetuar lajme të çuditshme edhe nga pas “Perdes së Hekurt”, që përndryshe nuk ishin të censuruar dhe nuk ishin duke nxitur mosmarrëveshjen dhe herë pas here, për të shpërndarë dezinformata, si ndodhte me propogandën e informacioneve dhe lajmeve që dilnin nga Shqipëria, Rusia, Kina, e tjera.

Aktualisht SHBA-ja, ende operon me shërbime të ngjashme që synojnë tashmë Kubën dhe Republikën Popullore të Kinës, por jo më Shqipërinë, mbas dy dekadave të fundit, ku gjërat kanë ndryshuar shumë.

Shumë transmetime të “Zëri i Amerikës”, sot kanë më shumë transmetime lajmesh, veçanërisht me qëllim të informimit të dëgjuesve në përgjithësi për vendet që po përjetojnë shtypje apo trazirë civile dhe informimin e njerëzve të paqëndrueshëm, me informacione rreth lajmeve rreth botës së jashtme dhe / ose lajmeve që nuk cenzurohen nga një politbeaux.

Ironikisht, kombi paranojak dhe izolacionist i Shqipërisë nën diktatorin Enver Hoxha, vendosi të bëhej një nga transmetuesit më të pandryshueshëm ndërkombëtar gjatë fazave të mëvonshme të Luftës së Ftohtë, ku Radio Tirana, ishte një nga 5 transmetuesit më të lartë ndërkombëtarë sa i përket orëve e programeve të radios propoganduese të socializmit. Ajo ishte kryesisht për diasporën shqiptare dhe promovimin e variantit të çuditshëm të komunizmit në vendet fqinje.

Që nga fillimi i viteve 1970, satelitët që gjeneronin sinjale lëvizëse të frekuencës u përdorën për të mirë të ndërhynin me transmetimet e “Zërit të Amerikës” në Shqipëri. Ku, njerëzit e shtypur vazhduan (ose u përpoqën) të dëgjonin transmetimet perëndimore, të zërit të lirisë e shpresës së tyre që i vinte nga Uashingtoni – “Zëri i Amerikës”.

Që nga viti 1963 në 1968 dhe nga viti 1973 deri më 1980, deri në vitin 1988, ishin me qindra ata të burgosur politik në Shqipëri, që u dënuan dhe vuajtën dënimin e tyre të tmerrshem për agjitacion e propogandë, heqje e lirisë deri në 10 vjet me anë të nenin e famëkeq 55.

Burimi:Beqir Sina nga Nju Jork