EasyPay operon me një platformë pagesash dhe transfertash nga celulari dhe online. Ështe dalluar në tregun shqiptar si një kompani inovatore dhe është nga të parët Institucion i Parasë Elektronike në Shqipëri.
Themeluar në 2006, EasyPay ka një skuadër të re, entuziaste dhe shumë të pasionuar  për të ndryshuar mënyrën si bëhen pagesat në Shqipëri. 

EasyPay i shërben jo vetëm konsumatorëve por edhe kompanive private dhe shtetërore të cilët e kanë kuptuar se digitalizimi i shërbimeve është e ardhmja, forcon komunikimin me konsumatorin dhe rrit besnikërinë ndaj tyre.

Zgjidhja Easypay siguron që pagesat të bëhën online dhe nëpërmjet celularit në platformën Android, Apple dhe Windows, shpejt, pa rrezik dhe me siguri maksimale. Kjo do të thotë që në këtë botë digitale, ju keni akses në llogarinë tuaj 24/7, e gjeni EasyPay kudo, paguani çdonjeri dhe blini gjithçka në kohë reale, nga shtëpia apo nga zyra.

Tek EasyPay janë të vendosur të krijojnë vlera maksimale në shërbimin ndaj klientëve pasi suksesi ynë është i lidhur ngushtë me suksesin e klienteve.  i ndërtojmë produktet dhe shërbimet tona duke i dhënë prioritet kërkesave dhe objektivave të tyre kështu që klientët tanë të kenë një eksperiencë fantastike dhe një jetë sa më të thjesht.

Çmime dhe Certifikime: 

Skuadra EasyPay është vlerësuar me çmimin “Bleta e Artë” 2014 në kategorinë Teknologjia e Informacionit dhënë nga Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë.

”Biznesi i vitit në ICT”, ”Bleta e Artë 2014” akorduar nga Qeveria Shqiptare.

”Femra e vitit në ICT” Linda Shomo, EasyPay CEO, 2015 akorduar nga ICT Media.

*ISO 27001 Information Security Management që ka lidhje me Information Security Management (data security, 2017.

*ISO 20000 Service Management Systems që ka lidhje me Service Management Systems, 2017.

EasyPay-broschure-2

Burimi:http://www.easypay.al/ Punoi për ALVA – V. D.