Përsqopi ndodhet 5 km larg kalasë së Petrelës në malin e Vilës. Ky fortifikim daton rreth shek. IV-III p.e.s.

Nga ky qytet mund të dallojmë vetëm disa nga fragmentet e murit rrethues, i cili është i ndërtuar me gurë kuadratik ciklopid. Lartësia e mureve rrethuese ku janë më pak të degraduar arrijnë deri në 7m. Brenda mureve rrethuese mendohet se ndodhet varri monumental i mbretit Glauk. Përsqopi ishte një nga qytetet antikë që nuk u ripërdorën për shumë kohë. Mendohet se popullsia lëvizi dhe u vendos në Petrelë. Sot, këto rrënoja të vjetra tërheqin turistë të historisë antike dhe kuriozë të vlerave arkeologjike.

Burimi:ATSH / Përgatiti për ALVA – D.T.