Origjina e emrit të Gjirokastrës është më pak e qartë.

1. Shpjegimi më piktoresk është që qyteti mori emrin e Princeshës Argjiro, motra e zotit feudal të qytetit, e cila u hodh nga muri rrethues së bashku me djalin e saj të vogël për të mos rënë në duart e armikut.

2. Sipas një shpjegimi tjetër emri vjen nga Argjirët, emri i një grupi fisnor para-romak, i cili popullonte zonën ose i një klani vendas në rajonin e Gjirokastrës.

3. Një shpjegim tjetër është që qyteti e merr emrin nga fjala greke argjend – argýro dhe kastro (kala), referim ky për gurin në muret, rrugët dhe çatitë që shkëlqen si argjend në shi.

Burimi:http://www.atta-ks.org/publikimet/BookAL.pdf / ALVA V.D.