Parku i Madh i Liqenit Artificial të Tiranës – ndodhet në jug të Kryeqytetit. Ai është ndërtuar rreth viteve 50-të. Lartësia e Digës është 14.5 m, ndërsa gjatësia 400 m lineare. Sipërfaqja e pasqyrës ujore të liqenit është 365 mijë m2. Sipërfaqja e këtij parku përfshirë liqenin është 1 milionë e 522 mijë m2. Përbri tij ndohet edhe Liqeni i Thatë, në krahun jugperëndimor, që lidhet me kurorën e gjelbër të perbërë nga drurët halor, shkurre e pemë dekorative.

  1. Parku i Kopshtit Zoologjik – ndërtuar në vitin 1971 me sipërfaqe 5.97 hektarë (i përkasin 11 hektarë), ndodhet në jugperëndim të Kryeqytetit. Aktualisht nën rikonstruksion, ky park shërben si një argëtim për fëmijët dhe banorët e kryeqytetit, me 4 basene sëbashku 1.3 hekatrë pasqyrë ujore dhe gjelbërim.
  2. Parku Memorial i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit – përfshin dy zona, atë në Tiranë dhe në Pezë.
  3. Parku i Kasharit – Vetëm 5 km larg nga qëndra e Tiranës, ndodhet në zonën piktoreske të Kasharit. Liqeni brenda këtij parku është një pikë referimi kryesore. Sipërfaqja e pasqyrës ujore 30 hektarë, sipërfaqja e përgjithshme e parkut është 40 hektarë.
  4. Parku i Vaqarrit – ka një sipërfaqe prej 97 ha. Pasqyra ujore e liqenit është 2.5 hektarë. Ky park konsiderohet si mushkëri rezervë për Qytetin e Tiranës.
  5. Parku i Farkës – ka një sipërfaqe prej 225 ha. Pasqyra ujore e liqenit është 80 hektarë. Ky park konsiderohet si një tjetër zonë e rëndësishme rekreative dhe rigjeneruese e Tiranës.
  6. Parku i Pezës – është një ndër pamjet më piktoreske që ofron kjo zonë. Përbëhet nga disa fshatra si: Pezë e madhe, Pezë e vogël, Varosh, Maknor, Dorëz, Pojanë, Gjysylkonjë, Badhashej.
  7. Parku Rekreativ i Dajtit – është një nga komponentët e Parkut Kombëtar të Dajtit i vendosur 26 km në lindje të Tiranës dhe 50 km nga aeroporti “Nënë Tereza”. Ky komponent ka një sipërfaqe prej 3300 ha. Ky vend është shumë i frekuentuar nga turistët. Ai njihet edhe si “Ballkoni natyror i Tiranës” i cili ofron mundësi rekreacioni dhe akomodimi për turistët.
  8. Parku Kombëtar i Dajtit – është një nga parqet tona kombëtare i vendosur 26 km në lindje të Tiranës dhe 50 km nga aeroporti “Nënë Tereza”. Ai zë një sipërfaqe prej 29000 ha. Në të gjenden pemë ahu 200 vjeçarë të cilët pasurojnë një monument të madh natyror të vendit tonë. Ky vend është shumë i frekuentuar nga turistët, alpinistët dhe të apasionuarit e ngjitjes dhe ecjes në mal.
  9. Parku Rinia – është parku kryesor qytetës i Tiranës. Ky park në lindje kufizohet nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në perëndim nga Rruga “Ibrahim Rrugova”, në veri nga Rruga “Myslym Shyri” dhe në jug nga lumi i Lanës. Parku “Rinia” është ndërtuar në 1950 si pjesë e një programi zhvillimi urban mbas Luftës së Dytë Botërore.
  10. Foto: Parku Rinia
  11. Parku Botanik në Tiranë – është hapur në vitin 1971. Ai gjendet në kodrat e Selitës së Vogël, në pjesën jugperëndimore të Tiranës, pranë Parkut Zoologjik dhe Parkut të Madh të Liqenit Artificial.
  12. ParkuQendror i Tiranës – Central Park – është parku më i ri urban që po ndërtohet në aksin e zgjerimit të bulevardit kryesor me drejtim veri, pjesë e një investimi madhor me financime të huaja.

Burimi:www.tirana.al / Përgatiti për ALVA – M. P.