Dua mëngjeset e Majit kur këndon bilbili i bukur kur fryn erëza e malit edhe qarku është i skuqur.
Dua lulet-ë të fushësë në mëngjez kur janë plot me vesë doçkat e bardha te çupës-ë vete me vrap që ti presë.
Refreni Po nga gjith’ ato më parë dua më shumë Shqipërinë që të vejë puna mbarë edhe përjetë të ketë lirinë.
Dua natën në verë kur të ndritin yjt’ e artë kur fryn zefiri me erë dhe dëfrejn’ kët’ zemrën e zjarrtë
Zogjtë që ëmbël ligjërojnë nëpër lisat mbushur me fletë o sa gaz që mua më bëjnë për natyrën e vërtetë.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga ALVA - ALBANIAN VALUES - VLERAT SHQIPTARE
Punuar nga: Erald Nallbani për Albanian Values