Dhe vjeshta i shkoi ‘fletët e saj’ i vërtit era, i përpjek dimri si perandor kinez ngjyrën e verdhë kudo e ndjek.
Dhe këto re që tani vijnë ndryshe nga retë e gjertanishme të shkretat janë pa vetëtima porsi djerina të mërzitshme.
Veçse nën to qyteti zien me drita, zhurma dhe trafik dhe flokët e tymta të uzinave mbi supe i bien madhërisht.
Ja horizonti i bardhë i dimrit përballë peisazhit që lëviz harxhon të fundmen vetëtimë si reporteri të fundit blic.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga ALVA - ALBANIAN VALUES - VLERAT SHQIPTARE
Punuar nga: Erald Nallbani për Albanian Values