Robert Shvarci lindi në Sarajevë, më 10 dhjetor 1932, nga një baba hebre nga Austria dhe nënën nga Elbasani, por ai dashuronte dhe lëvronte në mënyrë të përsosur gjuhën shqipe, që nisi ta mësonte në moshën gjashtëvjeçare. Shvarci përktheu disa nga veprat më të mëdha botërore në shqip, ndër të cilat mund të përmenden romanet e Remarkut, Gëtes, Fojtvangerit, Apicit, Travenit dhe Markezit. Robert Shvarc u nda nga jeta para kohe, më 25 prill 2003, pas një sëmundjeje të gjatë zemre.

Emri i Robert Shvarcit prej vitesh është shndërruar në simbol të gjuhës gjermane në Shqipëri. Një domethënie për këtë ka qenë pikërisht viti 1995, kur përkthyesi i njohur u nderua nga ambasada gjermane në Tiranë me çmimin “Kryqi i meritave gjermane”. Duhet kujtuar këtu se Shvarci ishte i pari njeri i kulturës shqiptare, që arriti ta merrte këtë titull pikërisht në fushën e përkthimit. Gjithashtu ky titull është dhe i pari që presidenti gjerman i asaj kohe akordoi për një figurë të shquar të vendeve të Lindjes. Pas titullit që mori nga presidenti dhe titujve të lartpërmendur, qëndrojnë një varg i gjatë librash të përkthyer nga gjuha gjermane në shqip dhe anasjelltas. Mjafton që të hapësh kopertinat e një serie të gjatë librash për të lexuar emrin e përkthyesit të tyre, Robert Shvarc. Mes këtyre librave, që janë ndër më mjeshtërorët, vlen të përmenden:

Përkthime – libra të përkthyer nga gjermanishtja:

“Tre shokët”

Harku i Triumfit”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”

Shkëndija e jetës” apo “Obelisku i zi” nga Erih Maria Remark;

Çifutja e Toledos”, “Françesko Goja” nga Lion Fojtvanger;

Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj”

Kënga e një nëne gjermane”

Ditët e Komunës”

Arturo Ui”

Pushkët e nënës Karrar”

Opera për tre grosh”

Baali” drama të Bertolt Brehtit;

Gjermania, përrallë dimri” nga Heinrich Heine;

Poezi dhe balada nga Gëte dhe Shileri;

  •  “Lakuriq në mes të ujqërve” nga Bruno Apic;
  •  “Eksodi”  nga Leon Uris;
    • “Nëna Kurajë dhe fëmijët e saj”
    • “Kënga e një nëne gjermane”
    • “Ditët e Komunës”
    • “Arturo Ui
    • “Pushkët e nënës Karrar”
    • “Opera për tre grosh”,
    • “Baali” drama të Bertolt Brehtit;
      • “Poezi dhe balada” nga Gëte dhe Shileri.

Ndërsa mes autorëve shqiptarë që ai ka përkthyer në gjuhën gjermane janë:

  • Rexhep Qosja
  • Dritëro Agolli
  • Gaqo Bushaka
  • Ismail Kadare
  •  Hatibi, Ahmeti, Beqiri etj.
  • Çmime dhe vlerësime

    • Robert Shvarcit i është dhënë nga Presidenti i Republikës titulli “Mjeshtër i Madh”. Përkthyesi i njohur Robert Shvarc e mori këtë titull pak kohë pas marrjes së një tjetër titulli, atij të “Qytetarit të Nderit të Tiranës”. Ky titull iu dha atij me rastin 70-vjetorit të lindjes.
    • Burimi:wikipedia / ALVA – V. D.