Arkitekti i mirënjohur nga Gjilani i Kosovës Lulzim Behxheti në një kohë të vështirë që po e kalon e gjithë bota, ka ndërmarrë një iniciativë me shumë vlerë, për themelimin e fondacionit humanitar “Vjosa”, me seli në Helsinki. Ky fondacion ka për qëllim mbështetjen e fëmijëve me autizëm në Kosovë duke ndihmuar në ndërtimin e 30 shtëpive me qëllim të edukimit të fëmijëve autik. Art në kohën e Coronavirusit për misione humanitare, ky mision fisnik gjatë kohës së karantinës i ka lindur si ide nga bërja e portreteve të miqve te tij.
Ai do të realizojë 400 portrete të personaliteteve shqiptare dhe miqve të tij, duke përfshirë këtu dhe familjen e Rita Oras, e cila do ta përkrahë këtë nismë. Deri në këto momente, Behxheti ka realizuar 300 portrete. Pjesë e kësaj nisme dhe që ka një rol shumë të rëndësishëm është edhe Alea Mehaj, e cila është ambasadore e fondacionit “Vjosa’’.
Behxheti tregon se: “piktura është pasion i tij, ndërsa vizatimin e parë ia kishte dedikuar bashkëshortes së tij. Ideja filloi që me dëshirën që t’i gëzojë shokët me nga një portret. Derisa erdhi rendi tek babai i Rita Orës. Ato ditë ishte dita botërore e autizmit. Pastaj Besniku, babai i Ritës tha që ta bëja portretin e Verës, të tij dhe të fëmijëve. Kur të bëhen rreth 60-70 portrete të bënte edhe disa te tjerë t’i dërgojnë në galeri dhe të shiten dhe të mbledhim fonde për fëmiijët me autizëm në Kosovë’’, citon Behxheti mikun e tij, Besnikun. Më tej ai tregon se fondacioni ka marrë emrin e vajzës së tij, Vjosës.
Behxheti thotë se çdo ndihmë do të ishte e mirëseardhur dhe se do t’i ndihmonte në rrugën drejt mbledhjes së fondeve. Ndërsa iu bën thirje dhe kërkon mbështetje nga Qeveria, në gjetjen e lokacionit për ndërtimin e shtëpive.
“Kërkoj për me na ofru lokacionin se ku çka me bo. Lokacioni duhet të jetë në një vend të pastër dikund në periferi sepse shtëpitë janë ekologjike’’, tha ai.
Thekson se i gjithë ky process drejt mbledhjes së fondeve, tani për tani po shkon më mirë se çka ka pritur. “Procesi po shkon shumë më mirë që e kam prit’’. Për fund, Behxheti ka një thirrje për Qeverinë rreth gjetjes së vendit adekuat për t’i ndërtuar shtëpitë.
“Çka nuk di me bo është lokacioni për me i gjetë, i lus të gjithë ata persona që dijnë ku t’a vendos lokacionin e tyre por jo në qytet. Këto shtëpi ndërtohen për prindërit që kanë fmi me autizëm, që po mundohem me ndryshu dicka ne jetën e tyre, nevojtarë janë prindërit që jetojnë me ata fëmijë’’, tha në fund Lulzim Behxheti.
Duke parë që portretet në FaceBook u pëlqyen, ai nisi ta zgjeronte hartën e miqve, duke përfshirë edhe ata virtualë. Pas këtij pasioni dhe malli për miqtë lindi dhe ideja për ndërtimin një fondacion bamirësie të quajtur “Vjosa” me seli në Helsinki në mbështetje të fëmijëve me autizëm.
Qëllimi është hapja e një ekspozite në Bruksel e hapi tjetër mbajtja e një mbrëmje Gala në Prishtinë për të nxjerrë punimet në ankand. Të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me autizëm.
Arkitekti nuk është i fokusuar vetëm tek fëmijët me këtë sindromë, por edhe tek adoleshentët që kanë nevojë për një trajtim ekstra në këtë moshë delikate, në mënyrë që të fillojnë të jetojnë të pavarur, duke u integruar në shoqëri e duke u bërë pjesë e tyre.
Në galerinë e këtyre portreteve mund të përmendim familjen Ora (të këngëtares sonë Rita Ora) atë të Kastriotëve, Adi Krasta, Vjosa Osmani, etj. Ambasadore e këtyre portreteve është princesha, siç e quan vetë arkitekti Alea Mehaj, “Miss Bota” për fëmijë, e cila jeton në Norvegji.
“E kam bërë miken më të mirë. Bashkë me të dhe me të tjerët synojmë të bëjmë mrekulli. Më e pakta që mund të bëjmë është shitja e portreteve, ndërkaq maksimumi që mund të bëjmë është t’i ndërtojmë 30 shtëpi modulare, të gjitha prej druri, për fëmijët me autizëm. Kam kontaktuar edhe me Shoqatën e personave me autizëm në Finlandë, për të na dhënë instruksionet e tyre se si të ndërtohen këto shtëpi. Ideja është që këto shtëpi do të ndikojnë që fëmijët me autizëm të ndihen të pavarur kur të arrijnë moshën madhore. Por, ato mund të përdoren edhe në formë të shkollave, për parashkollor dhe ciklet tjera” – përfundon ai.
E përgëzojmë arkitektin Lulzim Behxheti për këtë nismë me vlera të mëdha sociale ekonomike dhe që mbart një mision të rëndësishëm. Ftojmë gjithashtu të gjithë ata që dëshirojnë ta mbështesin këtë nismën humanitare duke iu ndryshuar të ardhme fëmijëve.
Ashtu sikurse është edhe tema e Ditës Botërore të Vlerave 2020 tema “Heronjtë e Vlerave” referuar situatës që po kalojmë ne sollëm pranë jush si pjesë e këtij komuniteti të evidentojmë rastin në fjalë duke jua sjellur pranë jush të dashur miq që na ndiqni një ndër rastet e heronjve shqiptarë të vlerave sikurse është edhe nisma e cmuar e arkitekt Lulzim Behxheti. Edhe ne shqiptarët sikurse e gjithë bota kemi Heronjtë e Vlerave tona shqiptare, të cilët janë të shumtë.
Ne bashkë do ia dalim! Suksese!
Burimi:www.periskopi.com / www.the-living-media.com / Lulzim Behxheti