Për Ditën Botërore të Vlerave të këtij viti datë 15 Tetor është zgjedhur tema “Vlerat në Veprim”, në këtë kohë kur kriza e koronavirusit ka shpërthyer kudo në botë dhe ne po përballemi me çështje jete a vdekje që po kërcënon çdo komunitet të planetit.

Kohët e krizës shpesh sjellin më të mirën te njerëzit, pasi shqetësimet tona sipërfaqësore bien dhe ne zbulojmë atë që me të vërtetë ka rëndësi për ne: vlerat tona më të rëndësishme. Në Spanjë dhe Francë mijëra njerëz kanë dalur në ballkonet e tyre duke u duartrokitur dhe fishkëllitur për të shprehur mirënjohjen e tyre për punonjësit heroikë të  mjekësisë.

Në Itali njerëzit u këndojnë nga dritaret për t’i lënë të ditur fqinjëve të tyre se ata nuk janë vetëm. Vullnetarët shpërndajnë ushqime dhe gjërat më të nevojshme. Bizneset e mëdha dhe të vogla po ofrojnë shërbimet e tyre. Kudo njerëzit janë mbledhur për të mbështetur njëri-tjetrin përmes çdo gjëje që ato munden. Ata kanë gërmuan në vlerat e tyre kryesore dhe i kanë vendosur ato në veprim duke iu gjindur pranë fqinjëve dhe komuniteve të tyre.

Që nga ky moment përmes Ditës Botërore të Vlerave, ne duam të njohim dhe duartrokasim këta Heronj të Vlerave që janë përreth nesh, të cilët po i vënë në veprim vlerat e tyre në të gjitha llojet e mënyrave të mahnitshme. Disa histori frymëzuese tashmë janë shfaqur në media, por shumë shumë më tepër nuk dihen ende. Në secilën lagje, Heronjtë e panjohur të Vlerave po i ndihmojnë me qetësi të tjerët.

Bashkohuni me ne në ndarjen e tregimeve të njerëzve dhe organizatave që po jetojnë sipas vlerave të tyre në këtë kohë krize. Asnjë histori nuk është shumë e madhe apo shumë e vogël.

Qofshin ata individë, grupe ose organizata, le të tregojmë vlerësimin tonë dhe të frymëzojmë të tjerët duke postuar në lidhje me këta heronj dhe vlerat e tyre frymëzuese në veprim: në Twitter, Instagram, LinkedIn ose Facebook, duke përdorur hashtag #valuesheroes #HeronjteeVlerave

Organizata ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare si pjesë e Komunitetit Global të Vlerave ku bën pjesë tashmë prej vitesh, i bashkohet nismës me rastin e Ditës Botërore të Vlerav.  World Values Day Albania me përfaqësuese për Shqipërinë i bën thirje çdokujt që do të kontribuojë në informimin për të evidentuar historitë apo Heronjtë e Vlerave në Shqipëri apo kudo ku jetojnë shqiptarët, individë apo organizata. Mirëpresim edhe shembuj frymëzimi nga shtete të tjera si Italia, Greqia etj. 

Faleminderit dhe Mirënjohje Heronjve të Vlerave kudo ndodhen!

Burimi:World Valyes Day 

Përshtati për ALVA – Vila Dibra