Çiftelia është një instrument tipik shqiptar. Është e ndërtuar nga druri dhe ka një formë të zgjatur. Ka vetëm dy tela prej nga edhe e ka marrë emrin “Çift” dhe “Tela” d.m.th. dy tela çift. Më së shumti përdoret teli i poshtëm. Telat shpesh janë të akorduar në E dhe B. Çiftelia zakonisht përdoret në dasma apo edhe në koncerte për muzikë popullore. Çiftelia zakonisht punohet prej drurit të arrës dhe prej drurit të qershisë.

Çiftelia është e ndërtuar prej këtyre pjesëve: koka (ndryshe quhet edhe kupolla e çiftelisë) e cila në mbrendi është e shprazët, qafa ku janë të ndara notat ose ndryshe quhen perde (popullore fusha), dhe në skaj të qafës ndodhë shtrënguesit e telave të cilët janë dy.
Tingulli në çifteli përfitohet me ndridhjen e telave me dorën e djathtë, ndërsa lartësia e tingujt përcaktohet me gishtat e dorës së majtë (tek teli i poshtëm)
Si vegël muzikore mund të përdoret e vetme dhe e shoqëruar me instrumente të tjera përkatëse si: Lahuta, Sharkia, Violina e të tjera. Krijon një melodi të bukur.
Me këtë instrument këndohen këngë të ndryshme:
- Legjendare
- Vajtuese
- Erotike
- Komike
Burimi:wikipedia.org