CoDe Albania – COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA është një shoqatë e themeluar më 27.06.2011, me vendim gjykate nr.3113,të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Që prej vitit 2015 ushtron veprimtarinë pranë qendrës së saj rinore në qytetin e Tiranës, në Rr. “Sami Frashëri”, nr.3/13, 1001, Tiranë, Shqipëri.

CoDe Albania ka zbatuar 2 projekte: “Rinia Shqiptare në Veprim” dhe “Parandalimi i Praktikave të Parregullta të Migrimit të të Miturve në Vendet e BE-së”, si edhe është partnere lokale në projektin “SOCIETES – Support of CSOs in Empowering Technical skills, Inclusion of people with disabilities and EU standards in South East Europe”. “Financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Caritas Serbia”.

Misioni i shoqatës është: “Fuqizimi i rolit të shoqërisë civile në transformimet sociale për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, promovimi i trashëgimisë dhe vlerave kulturore shqiptare”. Për të mundësuar këtë mision, “CoDe Albania – COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA” organizon trajnime, workshop-e, sesione informimi, botime, konferenca, seminare, fushata sensibilizuese dhe mbështetëse etj. Ajo ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga organet shtetërore.

Fushat e veprimtarisë së shoqatës “CoDe Albania – COHERENT DEVELOPMENT ALBANIA”:

– Monitorimi i zbatimit të politikave sociale për integrimin e grupeve vulnerabël në shoqëri.

– Nxitje e veprimtarisë së shoqërisë civile në evidentimin dhe promovimin e trashëgimisë dhe vlerave social-kulturore shqiptare.

– Nisma lobuese për zhvillimin e turizmit kulturor dhe ekoturizmit.

Burimi: http://codealbania.org/ Përshtati për ALVA – V. D.