Ai që di më së shumti flet më së paku
- Burri është koka, kurse gruja është qafa.
- Dardha bien në dardhë.
- Dëgjo shtatë a tetë dhe përsëri bëj si di vetë.
- Flokë-gjatë, mendje-shkurtër.
- Fjalët janë gra, veprat burra.
- Gruaja fut shejtanin në shishe.
- Gjuha vete ku dhemb dhëmbi. (Populli)
- Qingji urtë, pi dy nana. (Populli)
- Një budalla hedh një gur në lum dhe 100 të mençur lodhen për ta nxjerr! (Populli)
- Më mire syri sesa nami ! (Populli)
- Mos u mbaj se je, mos u mbaj se ke; kur të vesh matanë , veç dy metra dhe! (Populli )
- Zot rujna prej miqve se prej armiqve ruhem vete! (Populli)
- Ç’të mjellësh do korrësh! (Populli)
- Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara! (Populli)
- Trimi i fortë, me miq shumë! (Populli)
- Fshati që duket s’ka nevojë për kallauz ! (Populli)
- Dielli duket që në mëngjes! (Populli)
- Kush s’ka kokë, ka këmbë! (Populli)
- Shtri këmbët sa ke jorganin! (Populli )
- Ujku qimen e ndërron por zakonin s’e harron ! (Populli )
- Budallait hapi rrugë! (Populli)
- Bjeri pragut, të marri vesh penxherja!
- Gjithe gishtat dhembin njësoj.
- I zoti e nxjerr gomarin nga balta.
- Jeto sikur do vdesësh nesër, dhe mëso sikur do jetosh gjithmonë.
- Kali i botës të le në udhë (rrugë).
- Më mirë një luan në krye të gomerëve, se sa një gomar në krye te luanëve.
- Dashuria që ushqehet me dhurata ka gjithmonë uri.
- Krenaria është një hap para rënies.
- Tërë derrat një feçkë kanë.
- Nuk ka pyll pa derra.
- “E sotmja është Histori, e nesërmja Misteri”.
- “Bisnesi i të tjereve, nuk është i juaji”.
- “Nuk mund të përgatitësh nje omletë, pa thyer vezët”.
- “Shpreso për të mirën, pregatitu për të keqen”.
- “Fati nuk troket dy here në një vend”.
- “Gojën mbylle, sytë mbaj hapur”.
- “Gjërat që nuk i dini, rri pa frik se nuk mund tu vrasin”.
- “Kurrë mos e vlerso njeriu nga pamja e jashtme”.
- “Buzëqeshja është ilaqi më i mirë”.
- “Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta se ti bashkosh dy shqiptar” (Gjergj Fishta)
- “Shqiptarët tregojnë ç’farë s’duhet,e fshehin atë ç’fare di e tërë bota”.
- Kur s´ke kokë, ke këmbë.
- Koka bën koka pëson.
- Kush të do të shan.
- Kush lyp shum, e humb dhe atë që ka.
- Mat shtat herë, e pri një herë.
- Më thuaj ç’shokë ke, të të them se cili je.
- Me një lule …, s´vjen behari.
- Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë.
- Mendje e madhe, e keqja e të zotit.
- “Bëj siç them unë, dhe jo siç bëj unë”.
- “Shtriji këmbët sa ke jorganin”.
- “Po e mendove rrugën të shkurt, dije që ajo do të të dal më e gjatë”.
- “Bëje hapin po mos kthe kokën pas”.
- “Sinqeriteti është vyrtyti i budallejve”.
- “Pa e provuar gjellën mos thuaj që është e mirë”.
- “Mendo 100 herë dhe fol 1 herë”.
- Ha nje lugë çorbë të prishur dikur, e vjell gjithë jetës.
- Ç’ta bën fëmija, s’ta bën as perëndia.
- Gjuha kockë s’është e kocka thyen.
- Nuk mbahet shtëpia me miell hua.
- I zoti e di ku i pikon çatia.
- Kur bie errësira, të gjitha macet duken të mira.
- Qeni që leh, nuk kafshon.
- Ku ka tym, s’është pa gjë.
- Kush s’punon, dheut i rëndon.
- T’i varesh ujkut mëlçitë e qengjit në qafë.
- Ç’ka barku, nxjerr bardhaku.
- Uthulla e fortë, thyen enën e vet.
- Larush për përjashta, kazi për mrena.
- Kush fmi se nigjon nanën, del n’rrug e then kamën.
- Goja llap e shpina dap.
- Mos t’foli goja para men’jes.
- Uji s’fle, hasmi fle.
- Guna e tjetrit, të mban valë.
- Punën e sotme, lëre më mirë për nesër.
- Gjella me kripë e kripa me grusht.
- Kush të shan edhe të zhdëp në dru.
- Po lehen qentë, nuk ecën dot karvani përpara.
Burimi:Forumishqiptar – Fjalë të urta nga Elbasani / Punoi për ALVA – Vilma Dibra