Kënga e Alfabetit krijuar nga motrat Qiriazi, i është kushtuar alfabetit të dalë nga Kongresi ¡
Manastirit prej 14—22 nëntor 1908 shkruan Vaso Tole.
Ai kujton se, falë vendimeve të tij, u krijua një alfabet ¡ ri, ¡ mbështetur ¡ tëri në alfabetin latin.
shkronjat e të cilit plotësoheshin me nëntë dyshkronjësha (dh, gj, Il, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe
me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ).
Vendimet u mirëpritën nga rrethet kulturore shqiptare brenda dhe jashtë vendit dhe u vunë
menjëherë në zbatim.

I
Sot është dita shqiptarë
Të përpiqemi,
Alfabetin tonë ta mbrojmë
Shpejt o burrani
Shkronjat tona janë të arta
Këto duamë.
Refreni
Shqipëri, atdhe ¡ dashur!
Ne s’të lëmë, ty të varfër.
II
Armiqtë o shqipëtarë
Po përpiqenë,
Shkronjat turçe dhe gërqishte
Të na japënë,
Le ti mbajnë ata për vehte,
Kemi tonatë.
Ill
Ata duan shqipëtarë,
Ndarjen tonë,
Këtë punë shumë kthjelltë.
E treguanë,
Ngrihuni shpejt tu tregojmë
Se ne s’durojmë.