Ndre Mjeda pjesë nga vjersha “Gjuha Shqype”. Kjo vjershë i kushtohet albanologut të shquar Gustav Meyer-it (1850-1900), autor i shumë studimeve për gjuhën shqipe dhe me të cilin Mjeda mbante letërkëmbim.Vjersha u shkrua në Krakov, Poloni në dhjetor 1892.
Përmbi zâ që lëshon bylbyli,
gjuha shqipe m’shungullon;
përmbi erë, qi nep zymbyli,
pa ‘da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia
jan’ nj komb, m’u dam s’duron,
fundë e majë nji âsht Shqipnia,
e nji gjuhë t’gjith’na bashkon