Parashqevi Qiriazi, e vetmja delegate grua në Kongresin e Manastirit

0
60

Parashqevi Qiriazi ia kushtoi jetën alfabetit të gjuhës shqipe dhe mësimit të gjuhës së shkruar shqipe duke u shndërruar më vonë në një ndër figurat kryesore të iluminizmit shqiptar të fundshekullit 19 dhe fillimit të shekullit 20.

Më 1908 Parashqevia ishte e deleguara e Shkollës së Vajzave në ngjarjen historike të Kongresit të Manastirit, ku u caktua sekretare.

Ajo botoi “Abetare për shkollat e para” (Manastir, 1909, 1911).

Parashqevia, sikurse rilindësit e tjerë, e ka vlerësuar shumë rëndësinë e arsimit, qëllimi i të cilëve ishte “t`a bënjë njerinë të mbaruarë, njeri me karakter të qëndrueshëm”; ai na bënë të rrojmë me dinjitet, “të bëhemi të dobishëm për vehten tonë edhe për kombin tonë.” Arsimi “është më i madhi mirëbërës i botës.”

Sipas saj, “arsimi kombëtar është shtylla e hekurt e rojtjes së kombit.” Prandaj, ajo thekson se në mbarë botën është “i pranuar parimi, se ç`do njeri që sjell Perëndia ndë këtë botë, ka të drejtë të plotë të arsimohet…

Artikulli paraprak“Ju flet Tirana”- kartolina e shkollës “Servete Maçi” në nderim të 80-vjetorit të çlirimit të Tiranës
Artikulli tjetërThirrje për ndërgjegjësim në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave