Në ekspozitën e dhjetorit në Tiranë, ndryshe nga vitet e tjera, artisti Agim Sulaj rikthet në atdhe, tek “rrënjët” siç i pëlqen të thotë, të prezantoj tre ekspozita. 

Ekspozita e  parë – Janë 30 vizatimet e kohës së Liceut, që ai pati fatin t’i gjente duke qenë se i konsideronte të humbura. Janë vizatime në tush në laps, dhe gjilpërë e thatë, teknika që studionin gjatë shkollës në atë periudhë.  

Ekspozita e dytë është ekspozita e tablove, që ka nostalgjinë, sidomos të detit të Vlorës, gjithmonë e Vlorës, si dhe mbresat nga fëmijëria e kaluar në det, nëpër muret e  shtëpisë, nëpër ambiente, në natyrë, dhe gjetjet historike.

Ekspozita e tretë quhet “Shqipëria pas tërmetit”. Është një ekspozitë solidariteti kundër dhimbjes së tërmetit me pjesëmarrjen e shumë artistëve nga bota. I nxitur nga situata pas tërmeti që ra në vendin tonë, piktori Sulaj, donte që këtë dhimbjen ta kthente në një ekspozitë ndërkombëtare. Sic pohon edhe vetë ai, bëri një publikim në rrjetet sociale. Reagimi ishte i menjëhershëm ku artistë për katër ditë iu përgjigjën menjëherë, as vetë mjeshtri s’e kishte imagjinuar këtë përgjigje kaq të shpejt. Zemra e një krijuesi, – shprehet ai – bëhet aq e ndjeshme kur tronditet toka e atdheut. Dhe kjo është të njohësh Shqipërinë dhe ta kesh afër. U bë e njohur Shqipëria nga më shumë se 55 artistë nga e gjithë bota me më shumë se 250 punime, të cilat ende vazhdojnë të shtohen. 

Nisma ishte që unë doja të bëja diçka. Më lindi instinktivisht që unë doja të bëja diçka. Atë natë që ra tërmeti unë ndjenja gjithë natën pa gjumë. Isha në Rimini. Nuk më zinte më gjumi. Dhe që në atë moment filloi ngacmimi artistik, në fillim si njeri; dhimbja dhe ajo situata që ju e keni përjetuar fizikisht duke ndenjur në ankth, por edhe dhimbja, more si janë ata, çfarë bëjnë. Të nesërmen unë bëra ato duart si shqiponjë mbi rrënoja. Një tablo në vaj që është edhe posteri i ekspozitës. Dhe mendova pse të mos u them miqve, se unë kam shumë miq karikaturistë në botë. U bëra tag 100 vetave, dhe më erdhi menjëherë përgjigja. Kjo është nisma ime, por edhe një ekspozitë ndërkombëtare, Unë e nisa, por në të mori pjesë gjithë bota. E quaj arritje pozitive ndaj impenjimitt të tyre ndaj vendit tënd.

Agimi Sulaj, rikthimin e pareshtur në atdheun e tij e sheh si rilindje për të vazhduar të ardhmen dhe ditën e tij të re, që lidhet në një mënyrë të pazgjidhshme me rrugët e fëminisë, me njerëzit e thjeshtë, me dashuruesit e mëdhenj, me mesazhet e tyre.       

Burimi:www.shqiptarja.com & ALVA                            

Artikulli paraprakJetëshkrimi i piktorit, karikaturistit dhe mjeshtrit vlonjat, fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare Agim Sulaj
Artikulli tjetërGjyshja, modelja e parë e piktorit të shquar Agim Sulaj