Podi i Ujezës, Tropojë, gjendet fare afër kufirit shtetëror me Dardaninë, në lindje të luginës së Tropojës. Nga ana tjetër e malit gjendet Kosharja, vendi i betejës epike të Dardanëve në vitin 1999 për marrjen e kontrollit të zonës kufitare me Shqipërinë.
Tani pas 22 vitesh, mali në dy anët e kufirit shtetëror duket më i hijshëm. E gjithë lugina e lumit të Tropojës është shumë e bukur, nga Shipshani e deri në Sylbicë e qafën e Dobërdolit, por veçanërisht Podi i Ujezës që ngrihet si një monument madhështor mbi luginë e zbukuron akoma më shumë gjithë zonën.
Podi i Ujezës është monunent jo vetëm natyror por edhe historik e shpirtëror tashmë.