Në websitin e Komunitetit Global të Vlerave në përfundim të vitit 2019 është publikuar përmbledhja e aktiviteteve të ndryshme të zhvilluara nëpër botë, gjatë Ditës Botërore të Vlerave – Word Values Day 2019. Në përmbledhje shihen përfshirja e shumë shteteve të reja dhe atyre të cilat kanë përsëritur dhe zhvilluar edhe më tej aktivitetet e tyre sikurse janë: Anglia, Turqia, Lituania, Suedia, Latvia etj. Shqipëria është pjesë e Ditës Botërore të Vlerave tashmë që nga viti 2018. Tema e vitit 2019 ishte “Vlerat dhe Mirëqenia” dhe nisma u ndërmarrur nga organizata ALVA ishte “I Value Women”.