Robert Ndrenika lindi në Vuno të Vlorës, në 1942.

Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

Nga viti 1964, deri në vitin 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit.

Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e “Institutit të Lartë të Arteve” sot “Universiteti Arteve”, më pas në “Teatrin Kombëtar”, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.

Ka qënë ndër aktorët që ka pasur ngarkesën më të madhe në teatër dhe kinematografi. Si nga  dramaturgjia kombëtare po ashtu dhe nga dramaturgjia e huaj.

Për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.

Dramaturgjia kombëtare

“Besa” e Sami Frashërit 

“Ura” e Minush Jeros

“Prefekti” i Besim Levonjës

“Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës

“Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës

“Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit

“Skënderbeu” i Lec Shllakut

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë

“Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës

“Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit

“Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës.

Dramaturgjia e huaj

Nga dramaturgjia e huaj mund të përmendim:

“Shumë zhurmë për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit

“I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit

“Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit

“Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut

“Dashuri e tillë” e Kohoutit

“Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit

“Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos

“Darka e të marrëve” e Veberit

“6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit

“Pulëbardha” e Anton Çehovit

“Histori zooparku” e Ollbit etj.

Nderimet 

  • Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar”
  • Në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”
  • Më 1994 është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar te Teatrit, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos
  • Në Festivalin e Filmit të vitit 1979, është nderuar për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”
  • Në vitin 2012 nderohet me titullin “Nderi i Kombit”
  • Presidenti i Republikës i akordoi dt. 22/02/2017 nr. dekreti 10028 zotit Robert Ndrenika Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Në vlerësim të artistit të rrallë e të talentuar, i cili me rolet dhe interpretimet e tij të paharrueshme në skenat teatrore dhe në kinematografi, është bërë tashmë, me thjeshtësinë e tij karakteristike të rrallë njerëzore, një nga figurat kryesore e të paçmueshme të artit kombëtar shqiptar”.

Pedagogjia

Për disa vite ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit, në Institutin e Lartë te Arteve.

Filmografia

2017 “Tuneli”

2009  “Kronikë provinciale”

2008 “Ne dhe Lenini”, Zeneli
2004 “Tifozët”, komedi, Dyli, “Ishte koha për dashuri”
2002 – 2003  “Njerëz dhe fate”, Betimi i ati i Florit
2001  “Parullat”, Lleshi

2001 “Tirana, viti zero”, Kujtimi
1997  “Bolero”,

“Nata e dymbëdhjetë” teatër-komedi, “Edhe kështu edhe ashtu”,

1987 “Botë e padukshme” Iliazi
1987  “Përrallë nga e kaluara”, Vangjeli

1987 “Vrasje në gjueti”

1986   “Dhe vjen një ditë”,  si vëllai i Llano Bletës

1985  “Gurët e shtëpisë sime”

1985  “Tre njerëz me guna”

1984  “Shi në plazh” teatër- komedi

1984  “Nxënësit e klasës sime”

1984  “Shirat e vjeshtës”, Sotiri Kristofori

1983  “Kohë e largët” Anastas Grigori
1982  “Besa e kuqe”, Gjoni
1982  “Era e ngrohtë e thellësive”  (TV)
1982  “Nëntori i dytë”, karrrocieri i Ismail Qemalit, “Prefekti” komedi –  Qazim Mulleti
1982  “Vëllezër dhe shokë”, Sokrati
1980  “Një shoqe nga fshati”, Agushi
1979  “Ditët që sollën pranverën”, (TV)
1979  “Mësonjëtorja”, Kocka
1979  “Në shtëpinë tonë”, Stefi
1978  “Koncert në vitin 1936”, Fotaqi (n/prefekti)
1977  “Shembja e idhujve”, Kapteri
1976  “Emblema e dikurëshme”, (TV)
1974  “Duke kërkuar 5-orëshin” – Zeqo
1974  “Rrugë të bardha”, Ganiu
1974 “Shtigje të luftës”, Shabani
1972  “Kryengritje në pallat”
1972  Odiseja e tifozave
1972  “Kapedani” , i biri i xha Sulos
1970  “I teti në bronx”, Xhemali
1968  “Horizonte të hapura”, Azemi
1966  “Oshëtimë në bregdet”, Gjergji

Burimi: Aktoret Shqiptare / http://president.al/ Përgatiti për ALVA – Alda Muca Telhaj

Artikulli paraprakRajmonda Bulku aktorja e njohur e skenës dhe ekranit shqiptar
Artikulli tjetërFjalë të urta popullore dhe proverba