Shoqata shqiptare e titulluar “Acas Skanderbeg” (ACAS – Associazione di Comunità Albanese Skanderbeg) është themeluar më 13 prill 2003 në qytetin Spoleto (Pg) Itali. Në këtë shoqatë bëjnë pjesë shqiptarë nga të gjitha trevat etnike dhe ka si qëllim promovimin e vlerave, atdhetare dhe kulturore shqiptare, si dhe mbrojtjen e të drejtave sociale të komunitetit shqiptar në qytetin e Spoleto. Gjatë kësaj periudhe disa vjeçare shoqata ka punuar në vijimësi për të bërë të mundur njohjen dhe vënien në dukje të traditave kulturore shqiptare, si dhe integrimin e atyre vlerave me karakter universal, që i shërbejnë bashkëjetesës me popullsinë italiane ku ato jetojnë.
Shoqata ka zhvilluar çdo vit aktivitete kulturore, duke përkujtuar ditën e pavarsisë së Shqipërisë (ditës së Flamurit) në bashkëpunim të ngushtë dhe me shoqata të tjera dhe sidomos me shoqatën e komunitetit shqiptar nga Maqedonia “Ilirida” (me sede në Foligno (Pg) Itali, me president zotin prof. Nehat Marku), më të cilën kanë zhvilluar dhe aktivitetet për të përkujtuar dëshmorët e kombit.
Shoqata “Acas Skanderbeg” është ndër shoqatat e para promotore të themelimit të “Komitetit të Emigrantëve” në Spoleto (Pg) Itali, në të cilin bëjnë pjesë disa shoqata të huaja dhe italiane (një konfederatë prej 10 shoqatash) dhe së bashku punojnë për, të mbrojtur të drejtat sociale të emigrantëve, si dhe kryejnë aktivitete të përbashkëta integrative dy herë në vite si festa e popujve, grave dhe e fëmijëve.
Për të bërë të mundur zhvillimin e aktiviteteve, shoqata ka ngritur një grup vallesh të titulluar “Grupi i valleve të Shqipeve” me drejtuese znj. Lindita Ura.
Gjithashtu kanë ngritur një skuadër minifutbolli të përhershme me drejtues z. Visjan Islami. Kjo skuadër në kampionatin e vitit 2010 dhe fazën e parë 2011 në ndeshjet midis dhjetra skuadrave të huaja dhe italiane ka fituar çmimin e parë. Ka themeluar forumin rinor të shoqatës me drejtuese Brunilda Nderu.
KËSHILLI DREJTUES I SHOQATËS PËRBËHET
Presidenti i shoqatës z. Kol Marku,
Zv/president znj. Mrika Lleshaj,
Sekretare z. Gjok Lleshi,
Tesoriere znj. Angjelina Ndreu,
Këshilltarë z. Pashk Sulejmani.
Këshilli i sindakeve revizore me përbërje (Blerta Hajdari presidente dhe Eltiona Keli e Irini Leskaj anëtare)
Në webstin e shoqatës http://kolmarku.altervista.org/ ju do të gjeni trajtimin e aktiviteteve të shoqatës si dhe trajtimin e tematikave të ndryshme, të aktualiteteve, historike gjuhesore, letrare, arkiologjike dhe kulturore, tema të ndryshme, gjeopolitike, gjeohistorike, si dhe tema të ndryshme për emigracionin, sportin etj.
Në lidhje me emigracionin ka një rubrikë ku të interesuarve ju përgjigjen specialistët që punojnë me problemet e emigracionit, një nga këto është zonja Mrika Marku e cila punon në zyrën e Emigracionit të Komunës Spoleto (Pg) Itali.
Për tu bërë të mundur antarësimin në websitin e shoqatës duhet të kërkoni që të hyni tek “regjistrimi” duke futur të gjitha të dhënat që ju kërkohen, duke ju siguruar me përgjegjësi të plotë siç përcaktohet nga “ligji për shërbimin online” që të dhënat tuaja do të mbeten konfidenciale.
Për të kontaktuar për komentet apo shkrimet tuaja duhet ti drejtoheni zërit “kontakto” ku do të gjeni dhe të dhënat e plota të komunikimit me E-mail/telefon/Fax etj.
Shoqata ka adresat e saj në Facebook dhe ne YouTube me emrin “Acas Skanderbeg” mund ta gjeni me lehtësi.
Posta elektronike email: kolmarku@libero.it ose ass.albanese@libero.it.
Linqet e kanaleve në You tube, dhe VIMEO ku mund të shikoni video-dokumentare të ndryshme janë:
https://www.youtube.com/user/AcasSkanderbeg/videos
https://www.youtube.com/channel/UC8mlVo35zUqXY8y9Kqrj1VA/videos
https://vimeo.com/user46430358
Burimi: http://kolmarku.altervista.org/