Artistja shkodrane Nermin Shurdha, ka sjellur ne këtë  periudhe te veshtire nje pikturë, nga më populloret e artistit austriak, në dimensionin folklorik shqiptar, pa ia humbur karakteristikat e origjinalit. Bëhet fjalë për tablonë e famshme të piktorit Gustav Klimt, “Puthja”.

Vepra e huazuar, ka marrë menjëherë pëlqimin e ndjekësve të saj në rrjetet sociale dhe njëkohësisht, ka tërhequr vëmendjen e medias.

Vepra origjinale, është krijuar mbi 110 vite më parë, në përmasa 180×180, gjendet sot në galerinë e “Pallatit Belvedere”, në Vienë, ndërsa “Puthja” e Nerminit, në përmasat 220×100, nodhet në Shkodër, në rrugën e Teatrit, përballë Stadiumit.

Nermin Shurdha është e njohur për punët e saj artistike në hapësira publike. Edhe pse në profesion është ekonomiste, siç tregon vetë ajo për IntoAlbania-n, pikturën e ka mësuar nga babai. Ka qenë pikërisht ai, që i ka ushqyer idenë e kapërcimit të hapësirave tradicionale të pikturës, si telajoja apo muzeu: “prandaj nuk pikturoj kurrë ne telajo, vetëm në mure, ku mund t’i gëzojë çdokush” – thotë Nermini 

Burimi:IntoAlbania

Artikulli paraprakDy oficerët shqiptarë të NYPD shpëtojnë jetën e një taksisti – Beqir Sina – New York
Artikulli tjetër“Engjëjt e bukës” dy vëllezërit Skuqej nga Shkodra shpërndajnë bukë falas në shtëpitë e italianëve, zona Monterosso në Bergamo