Grupi i punës i “Kuvendit Ndërkombëtar”, si dhe përfaqësuesit e shoqatës “Rrënjët tona” kryesuar nga prof. Dr. Sazan Guri, studiuesit atdhetarë Fatbardha Demi, Fredi Balaj, Manjola Perja etj. zhvilluan takimin e radhës në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë, Dardania jonë e shtrenjtë dhe Podujevë.

Profesor Guri informoi dhe prezantoi programin e “Kuvendit Ndërkombëtar”. Vazhdimësia historiko-gjuhësore dhe etnokulturore e shqiptarëve përmes mijëvjecarëve.

Një grup Shoqatash në Tiranë si: Qendra Kombëtare “Rrënjët Tona”, Shoqata “Aleanca qytetare për mbrojtjen e vlerave kombëtare”, Shoqata “Illiricum Sacrum”, Shoqata “Imazhi Shqiptar”, Organizata “ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare”, Qendra Kërkimore Shkencore G&G si dhe një grup jo i vogël individësh, kanë menduar të organizojnë një Kuvend Ndërkombëtar, mbi vlerat e shqipes dhe shqiptarëve në mijëvjeçarë. Mbas shumë diskutimesh kemi arritur të përpilojmë një material njoftues, me qëllimin dhe objektivat përkatëse. Ky kuvend mbështet gjithashtu edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Kuvendi do zhvillohet në Tiranë në datat 9-11 maj 2019 pranë Muzeut Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institucionet Universitare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Ky mesazh i është përcjellë 400 personave që kanë botuar ose kanë shprehur interesin për të marrë pjesë në një Kuvend Ndërkombëtar ose Mbarëkombëtar.

Në takimin e organizuar në Prishtinë pranë ambienteve të hotel “Sirius” morën pjesë atdhetarë të fushave të ndryshme si: Profesori Rexhep Doçi, Fetah Bakija, Sabedin Gashi, Sevdije Sadiku, Rexhep Abazi, Ali Maxhuni, Sami Ahmeti, Enis Shatri, Hysen Ahmeti, Shyhrete Reçica etj.

Profesor Guri prezantoi programin e “Kuvendit Kombëtar” i cili do zhvillohet në Tiranë në datat 9-11 maj 2019 pranë Muzeut Historik Kombëtar.

PSE DUHET TË ORGANIZOJMË KUVENDIN “VAZHDIMËSIA HISTORIKO-GJUHËSORE DHE ETNOKULTURORE E SHQIPTARËVE PËRMES MIJËVJEÇARËVE„ Qasja, sikundër sot, me një Kuvend Ndërkombëtar sillet në një kohë, ku vepra historike shqiptare vjen duke u zgjeruar, për pasojë, siç arsyeton filozofi Kroçe, çdo gjeneratë e ribën historinë e vet, ndaj edhe vetëdija historike na bën të arsyetojmë, pse jo, për një histori tjetër. Ka ardhur koha të mendojmë sesi historia e shqiptarëve të shkruhet me dashuri nga bijtë e vet, sepse mosdija e historisë sonë, harresa në të cilën gjendemi për gjyshërit e stërgjyshërit tanë, mos kujdesia ndaj armikut dhe mikut kombëtar, gjithë këto, na kanë bërë që të mos njohim veten tonë dhe të na duken të mira disa të meta, po edhe të harrojmë virtytet tona.

 

Ngjarje të tilla si ky KUVEND duhet të na bëjnë që të mësojmë të vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët, për të cilat ka nevojë çdokush, por ne shqiptarët kemi nevojë më tepër se gjithkush, që siç thotë akademiku kosovar Feti Mehdiu: “E vërteta është ilaç i hidhur, por shërues, me kushtin që ilaçi të përdoret me kohë”.

Një KUVEND i tillë duhet të na kthejë vëmendjen te fryma e Shkollës Albanologjike të arbëreshëve, i cili nuk ishte një institucion arsimor, por një veprimtari e bashkuar e një elite autodidakte, e cila kishte kohë që e kishte nisur rrugëtimin e saj.

Ai theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti për herë të parë në Shqipëri në të tillë shtrirje dhe organizimi, si dhe rëndësinë e pasurive albanologjike, historike, arkitektonike, kulturore etj. Shumë pak dihen për të mos thënë aspak në nivelin siç ato e meritojnë të njihen dhe për më tej të studiohen më shumë nga studiuesit e degëve përkatëse. 

Do ketë salla të shumta për ekspozimin e librave, veshjeve tradicionale, shprehjeve të ndryshme rreth Shqipërisë, shqiptarëve etj.

Në takim kujtdo i mbeti në mendje shprehja e profesor Gurit: “Populli prodhon njerëz që i shërbejnë popullit”.

Studiuesja e njohur Fatbardha Demi duke treguar rreth librit të saj, “Sellenizmi – besimi që sundon botën” thekson faktin se: “e ka shkruar librin për tu treguar Shqiptarëve” se ato duhet të dinë vlerën se nga janë”.

“Rilindasit – vazhdon për më tej – thonin të vërtetën por jo për tu rritur mendjen, por e thonin të vërtetën për të ditur shqiptarët se kush janë dhe të dinë edhe të huajt se kush janë shqiptarët”.

Nga miqtë mikpritës i pari që mori fjalën ishte i nderuari Rexhep Doçi, i cili shprehu mirënjohjen e tij si për këtë organizim edhe për rëndësinë e botimeve të ndryshme që do mundësojë ky organizim. Ai për shumë vite nuk ka reshtur së shkruari vullnetarisht duke sjellur kontributin e tij në fushën e onomatopisë.

“Një ditë po të më kaloj pa shkruar në onomatopi, një tingull, një fjalë më duket se diçka më mungon, as gjumi s’më zë”. Nga takimet e tij thekson fjalët e një gazetari “Vetëm shqiptarët mund ta ndriçojnë historinë e vet gjuhësore dhe kulturore.”

I nderuar Fetah Bakija vazhdon më  tej duke thënë se: “Ne s’e kemi shkruar historinë tonë, na e kanë shkruar të tjerët, koha është tani që ne, shqiptarët, të shkruajmë historinë tonë ashtu siç është, siç ne e dimë.” Historia e ka rëndësinë e leximit, si e lexon historinë.  

Populli ynë e ka një qelizë në tru që vetëm shqiptarit i ndizet sado i keq apo i humbur të jetë, kur vjen puna te çështja kombëtare ajo qelizë ndizet. Ajo qelizë ekziston te ne siç kemi genet.

Ai bën gjithashtu thirje që kjo nismë të zhvillohet dhe të përfshihet rinia, sepse ne kemi djem dhe vajza që janë të mrekullueshme që dinë gjuhë dhe kërkojnë vetëm një shtysë.

Mësuesi Rexhep Abazi nga Medvegja duke marrë fjalën shton më tej se ka punuar në arsim për pothuajse 40 vjet, fjalët e tij emocionuese ishin: “Unë s’kam punuar për vlerësime por si borxh ndaj kombit tonë.” Lokomotiva e fortë tërheq shumë gjëra.

Ismet Hazizi theksoi dëshirën e mirë për të bashkëpunuar megjithë vështirësitë që ekzistojnë.

Ali Maxhuni kampion botëror i arteve marciale jeton në Amerikë, punon dhe mbështet çështjet e bashkimit kombëtar ai është gjithashtu edhe përfaqësues i ballit kombëtar. Në fjalën e tij përshëndetëse duke falenderuar praninë e Profesor Gurit dhe të pranishmeve në këtë takim ai e përmbyll fjalën duke na përmendur një shprehje të babait të tij: “Nëse ke qef me zën një shok, gjej një historian, sepse ata e mbajnë kombin dhe identitetin e kombit.”

Sabedin Gashi gjithashtu theksoi mbështetjen e tij fuqishëm në çëshjen e kombit shqiptar.

Sami Ahmeti theksoi faktin që shqiptarët duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Shyhrete Reçica gjithashtu shprehu dëshirën e saj të madhe për mbështetjen e kësaj nisme me nivel mbarë kombëtar dhe ndërkombëtar. 


Më tej studiuesi dhe sipërmarrsi Fredi Balaj vuri në dukje që: “Pasioni i tij për kombin vinte natyrshëm, dhe ka dalë duke dhënë intervista të ndryshme nëper televizione private çdo gjë e ka bërë me shpenzimet e tij. Por gjithçka ja vlejti sepse, se më kanë shkruar njerëz nga Shqipëria e jashtë saj, gjëja më e mirë që më ndodhi ishte se më telefonoi prof. Sazan Guri dhe më ftoi dhe insistoi të jem pjesë e grupit organizativ të  “Kuvendit Ndërkombëtar” duke parë pasionin tim për këtë që bëj. Më pëlqeu kjo lloj iniciative, sepse edhe qëllimi që unë po e bëja në mënyrë spontane dhe intuitive ishte pjesë e kësaj iniciative, por pashë që profesori ishte shumë më i fuqishëm se unë, ishte Elena Kocaqi akoma më shumë e fuqishme, shumë më aktive.

Ai e organizoi këtë gjë dhe unë e quaj një mrekulli ashtu sikurse të gjithë ju e quajtët. Të gjithëve ne na bashkon pasioni për kombin tonë, sepse ne sot jetojmë në kohën e internetit dhe mund të komunikojmë me njëri – tjetrin në të gjithë botën. Dhe nuk mund të fshihen gjërat sikurse kanë ndodhur më parë.”

Takimi vazhdoi më tej në Podujevë me mësuesit Nexhmi Ganiu dhe Adem Ajvazi. Ishin takime intensive dhe me plot dëshirën e mirë për të kontribuar që gjurmët historisë shqiptare të tregohen ashtu sic janë sic është edhe vetë historia e një populli stoik.

Për më shumë të dhëna dhe informim rreth Kuvendit Mbarëkombëtar kushdo mund të vizitojë adresën www.rrenjettona.al.

I përgëzojmë dhe urojmë suksese nismës së shoqatës “Rrënjët tona” si dhe kujtdo i cili kërkon të bashkëpunojë dhe të marri pjesë në kontributin e zhvillimit të përmirësimit të imazhit dhe materialeve në dobi të historisë së kombit shqiptar. 

Artikulli për ALVA:Manjola Perja