E thënë shumë herë fshati Vuthaj mban identitetin e pastër shqiptar, një fshat parahistorik i banuar qysh herët nga fise Ilire në Vuthaj të Plavës dhe Gucisë. Ndër breza është trashëguar atdhedashuria, fisnikëria, dhe besnikëria e shqiptarit sot i njohim me një nga virtytet më të rëndësishme të shqiptarëve në përgjithësi që për këtë virtyt shqiptarët janë njohur dhe respektuar ndër shekuj nga popujt e botës. Sot njihen me besën e Gjonbalajve konkretisht me besën e banorëve të fshatit Vuthaj besën që dhanë dhe mbajtën  për vite me radhë figurën më të rëndësishme letrare e historike në atë kohë. Pra figura shqiptare sublime e viteve 1625 – 1689 Pjetër Bogdani ishte vizionar, atdhetar e njëri me vlera, i cili pendën e shkrimit e drejtoj edhe kauzën e lirisë shqiptare nga perandoria Otomane. Aktivitetin e nisi qysh në moshë të re edhe pse disa vite i kaloi për shkollim jashtë atdheut, por duket se shkolla dhe dija e këtij kolosi ishin faktorët kyç që shqiptarët mos të ishin të nënshtruar ndaj Otomanëve. Për këtë arsye nisi që vetë me disa miq dhe shokë të ngushtë të luftojë armikun deri në frymën e fundit. Shqiptarët ishin në presion e pushtimit të ashpër,  disa po tradhtonin idealin e lirisë, të tjerët po bashkëpunonin me armiqtë  e një pjesë tjetër ishin pjesë në kryengritjet, kështu Pjetërit qëndrimi dhe jeta në vendlindje, në Prizren me rrethin e tij dhe në Kosovë i ishte bërë e pa mundur dhe lindi një ide të bënte një kryengritje të madhe popullore, por për këtë gjë i duhej një strehë e sigurt dhe një mbështetje e fortë. Lidhur me këtë bisedoi me miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë. Ai informohet se streha më e mirë dhe mikpritja më e mirë shqiptare ishte në fshatin   Vuthaj të Plavës dhe Gucisë. 

Sipas informacioneve veprimtari dhe atdhetari Pjetër Bogdani në këtë fshat u vendos në vitin 1680 ku hasi në një mikpritje të madhe e  bujare të banorëve ndonëse në atë kohë jeta ishte e vështirë, dhe strehimi i një figure të ndjekur nga rregjimi mund ti kushtonte jetën vuthjanëve.  Konkretisht të parët e Gjonbalajve e vendosën në odat e tyre dhe i dhanë besën se do ishte i sigurtë e nuk do spiunohej nga banorët e këtij fshati  dhe se me çfarëdo mundësi që kishin do merrnin pjesë në shpërndarjen e ftesës së Pjetër Bogdanit që të mobilizoheshin e luftonin për lirinë nga Otomanët. U planifikuan kryengritje të mëdha kundrejt Otomanëve konkretisht në rajonet e Kosovës së sotme. Për këtë mobilizim ishin vënë në dije edhe austriakët të cilët e shihnin Perandorinë Osmane si armik që po përparonte çdo herë e më shumë drejt tyre. Sipas Arkivave Shtetërorë Austriake Organizata Federale e Ruajtjes se Dokumenteve Historike thuhet se kontakti i parë i Pjetër Bogdanit me zyrtarë austriakë u bë pikërisht nga kjo hapësirë shqip folës pra në Vuthaj. Thirrjen e Pjetër Bogdanit të parët e Gjonbalajve brenda një kohe të shkurtër e përcollën mik mbas miku lajmin për aktivizim e faktorit shqiptar. Tre vite e gjysmë qëndresë në Vuthaj, Pjetër Bogdanit iu ofrua mikpritje e mirëfilltë shqiptare sipas traditës, familje mbas familje me radhë merrnin përsipër kujdesin ndaj Pjetërit me ushqim e veshmbathje jo vetëm për të por edhe për shokët e tij si rrjedhojë fshati Vuthaj u bë vendi kryesor ku jehoi në masë të madhe thirrja e rezistencës ndaj pushtuesve e bërë nga Pjetër Bogdani. Në këtë mënyrë për të mos i mbetur borxh historisë në lëvizjen pro-austriake në Kosovë përgjatë Luftës së madhe turke me një forcë nga 6,000 vetë që iu bashkëngjitën trupave austriake kur hynë në Prishtinë dhe i shoqëruan në marrjen e Prizrenit, këtu, Bogdani me ushtrinë e tij u hasën me një tjetër armik, murtajën ku edhe vdes prej sëmundjes në fillim të dhjetorit 1689 në Prishtinë.

Fshati Vuthaj

Kështu mbyllet edhe kjo histori e mirëfilltë shqiptare. Ajo çfarë mbetet është përkushtimi i Gjonbalajve në kundërvënie ndaj armiqve qysh nga parahistoria Gjonbalajt e Vuthjanët ruajtën virtytet e idealet shqiptare  në emër të kauzës së Pjetërit dhe gjithë popullit shqiptar. Ata idealit për liri i dhuruan pronat i mikpritën dhe i ndihmuan shokët të bashkoheshit e Pjetërit  peizazhet përrallore e piktoreske të fshatit  Vuthaj pamjet e bëmat e malësoreve të atyre pjesëve duket se i japin kuptim madhështisë shqiptare që qëndron edhe sot në shkëmbinjtë e asaj treve.

Burimi:http://plavaeguciasot.com nga Hamit Shala

Artikulli paraprakLegjenda e liqenit të Prespës
Artikulli tjetërGëzuar Pavarësinë Kosovë – Dardani!