Veprimet nga Pakti për të Ardhmen që reflektojnë angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të grave

0
63

Marrëveshjet e Samitit për të Ardhmen pasqyrojnë një angazhim të ripërtërirë ndaj multilateralizmit dhe rolit të Kombeve të Bashkuara në nxitjen e bashkëpunimit global. Veprimet nga Pakti për të Ardhmen që reflektojnë angazhimin për të mbrojtur të drejtat e grave dhe për të garantuar pjesëmarrjen e tyre aktive në zhvillimin e qëndrueshëm dhe sigurinë ndërkombëtare janë.

Veprimi 8. Ne do të arrijmë barazinë gjinore dhe fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave si një kontribut thelbësor për përparimin në të gjithë Qëllimet dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm.

  • Marrja e veprimeve të guximshme dhe transformuese për të siguruar gëzimin e të drejtave të barabarta për të gjitha gratë dhe vajzat.
  • Eliminimi i barrierave ligjore, sociale dhe ekonomike që pengojnë barazinë gjinore dhe sigurimin e mundësive të barabarta për gratë në vendimmarrje.
  • Çrrënjosja e të gjitha formave të dhunës dhe ngacmimit ndaj grave dhe vajzave, përfshirë dhunën seksuale dhe atë me bazë gjinore.
  • Rritja e investimeve për mbylljen e hendekut gjinor dhe fuqizimin ekonomik të grave.
  • Garantimi i qasjes universale në shëndetin seksual dhe riprodhues dhe të drejtat riprodhuese për të gjitha gratë dhe vajzat, si një të drejtë e garantuar dhe jetike për barazinë gjinore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Veprimi 19 – Gratë, Paqja Dhe Siguria:

  • Përcaktohet roli thelbësor i grave si agjente të paqes. Synohet:
  • Pjesëmarrja e plotë, e barabartë dhe e sigurt e grave në proceset e paqes, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe zgjidhjes së konflikteve.
  • Eliminohen të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në konfliktet e armatosura dhe emergjencat humanitare.
  • Dyfishimi i përpjekjeve për të siguruar që gratë të jenë pjesë aktive në ndërmjetësimet dhe proceset e paqes, të drejtuara nga Kombet e Bashkuara.

Pakti i së Ardhmes i jep një rëndësi të veçantë të drejtave të njeriut, duke rikonfirmuar se të gjitha të drejtat e njeriut janë universale, të ndërlidhura dhe të pandashme. Disa nga pikat kryesore për të drejtat e njeriut përfshijnë:

  • Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut: Angazhimi për të respektuar, mbrojtur dhe përmbushur të gjitha të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, duke përfshirë sundimin e ligjit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe ofrimin e drejtësisë së barabartë për të gjithë.
  • Lidhja me Zhvillimin e Qëndrueshëm: Zbatimi i Agjendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe njohja e rëndësisë së të drejtave të njeriut në përparimin drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe barazisë.
  • Eliminimi i dhunës dhe diskriminimit: Angazhimi për të çrrënjosur dhunën dhe diskriminimin ndaj të gjithë individëve, përfshirë racizmin, ksenofobinë, intolerancën fetare dhe dhunën me bazë gjinore.
  • Mbrojtja e grupeve vulnerabël: Fuqizimi i grave dhe vajzave si agjente të paqes dhe të drejtave të njeriut, me qëllimin për të eliminuar çdo formë të dhunës dhe ngacmimit kundër tyre.
  • Rritja e investimeve dhe mbështetjes: Rritja e mbështetjes financiare dhe ndihmës për shtetet që kërkojnë për të forcuar strategjitë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë luftën kundër dhunës dhe diskriminimit.

Këto angazhime synojnë një qasje gjithëpërfshirëse dhe të drejtë ndaj të drejtave të njeriut, duke vendosur si prioritet paqen, sigurinë dhe qeverisjen e mirë në të gjitha nivelet.

Organizata ALVA -Albanian Values -Vlerat Shqiptare  mbështet Paktin e së Ardhmes me veprime konkrete mesazhi që përçon është të kontribuojmë së bashku të ndihmojmë në formimin e një botë sa më njerëzore, e ndërgjegjshme për ndryshime dhe përmirësime të  proceseve të ndryshme jetike të cilat do mund të sjellin rijetëzimin e të drejtave të grave kudo ato kontribuojnë në jetë, familje shoqëri etj.

Të formojmë botën tonë së bashku: Çdo grua meriton të jetojë në paqe, liri, drejtësi dhe të trajtohet me dinjitet dhe respekt.

Ditët e Veprimit u mbajtën në datat 20 dhe 21 Shtator 2024, u fokusua në partneritetin dhe veprimin e shumë palëve – duke hapur një rrugë drejt një kapitulli tjetër të multilateralizmit që është më gjithëpërfshirës dhe i rrjetëzuar.

Artikulli paraprakMarrëveshjet e rëndësishme të arritura në Samitin e së Ardhshmes 2024
Artikulli tjetërRoli i rëndësishëm i fushatës TAP #SDG16Now gjatë Samitit për të Ardhmen