Ballina BLOG Artisti shumë dimensional Xhevat Limani vlerësohet nga organizata “ALVA” për projektin...

Artisti shumë dimensional Xhevat Limani vlerësohet nga organizata “ALVA” për projektin plot risi dhe me vlera dramatike, muzikore, historike “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”

0
Eventi Xhevat Limani 3/Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

Në eventin e organizuar me rastin e “Vitit të Skënderbeut”, “Teatri Shqiptar në Amerikë” LNPSHA “PEGASI” në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizuan prezantimin analitik të poemës dramatike “Gjergj Kastriot Skënderbeu” i regjisorit, aktorit, dramaturgut dhe poetit Xhevat Limani.

Eventi Xhevat Limani 1Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

Këtë vepër dramaturgjike-poetike, në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”, Xhevati e ka shfaqur anembanë skenave të Evropës, Amerikës dhe në ato të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

Gjatë eventit u krijuan emocione pa fund, gjithashtu u ndanë edhe disa vlerësime ndaj aktorit, regjisorit Xhevat Limani si:

Eventi Xhevat Limani 9/Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

“Princi Aktrimit Shqiptar” nga “Mjeshtri Madh” Prof. Minella Kureta e Liljana Cingi “Mbretëresha e valles shqiptare”, “AKTORI VITIT 2018”  nga LNPSHA “PEGASI” me president Kristaq F. Shabani etj.

Eventi Xhevat Limani /Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

Eventi Xhevat Limani 7/Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL
Eventi Xhevat Limani 1/Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

Pjesë e programit ishte edhe promovimi i librit “Pemnaja e artit  të bleruar” e autorit Kristaq F. Shabani, një përmbledhje e gjuhës shpirtit kreativ, emfaze retoriko-estetike bashkëkohore për veprat e Xhevat Limanit.

Eventi Xhevat Limani 3/Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL
Organizata ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare vlerësoi artistin e shquar Xhevat Limani me motivacionin:
“Për përkushtimin atdhetar si aktor, regjisor, dramaturg, shkrimtar, themelues dhe drejtues i “Teatrit Shqiptar në Amerikë” i cili me anë të projektit plot risi dhe me vlera dramatike, muzikore, historike “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, ringjalli figurën e kryeheroit tonë kombëtar, pas 550 vitesh jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën, duke e sjellur atë me anë të aktrimit dhe interpretimit të shkëlqyer shumë pranë nesh, si dhe duke zgjuar imazhin e tij me mesazhin, se ne shqiptarët bashkë mund të bëjmë gjëra më të bukura, dhe shpresa jonë është mes nesh duke dashur atdheun dhe njëri -tjetrin.”
Eventi Xhevat Limani 2/Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

Mirënjohje ndaj mjeshtrit të mirënjohur gazetarit Dëfrim Methasani për ftesën e tij drejtuar artistit Limani, Në event gjithashtu mjeshtri Methasani u shpreh se: “kur dëgjova interpretimin e Skënderbeut në Kanada, thashë “Skënderbeu u ngjall pas 550 viteve”, fjalë të cilat çdo person e pohon kur dëgjon artistin e nderuar Limani, sepse interpretimi dhe fjalët e tij kumbuese të përcjellin tashmë atë mesazh që për shumë vite ka fjetur.

Gjatë eventit u ndanë nje sërë vlerësimesh dhe mirënjohjesh të tjera nga LNPSHA “PEGASI” me president  Kristaq F. Shabani.

Eventi Xhevat Limani 1/Kjo foto është e drejtë eskluzive për ALVA.AL

Exit mobile version