Ballina BLOG Flamingot (Phoenicopterus roseus) janë ndër llojet më tërheqës dhe karizmatik për njerëzit

Flamingot (Phoenicopterus roseus) janë ndër llojet më tërheqës dhe karizmatik për njerëzit

0

Flamingot (Phoenicopterus roseus) janë ndër llojet më tërheqës dhe karizmatik për njerëzit.

Të rriturit kanë ngjyrë të bardhë me motive rozë, ngjyrë të cilën e marrin nga dieta e tyre e veçantë e pasur me karotenoidë. Të rinjtë kanë ngjyrë gri në kafe.

Fluturimi i flamingove zhvillohet duke formuar radhë të gjata ose në formë V-je, derisa arrijnë në destinacionet e tyre natyrore

Flamingot janë ndër shpendët më elegantë dhe më interesantë të natyrës, të njohur për sjelljet e tyre të veçanta shoqërore dhe ritualet e ndërlikuara të çiftëzimit.

Ajo që njerëzit shpesh e quajnë “puthja e flamingove” ndodh kur dy flamingo prekin ose bashkojnë sqepat e tyre. Kjo sjellje, e njohur si billing, mund të ngjajë me një puthje njerëzore, por në të vërtetë është pjesë e komunikimit dhe e forcimit të lidhjes mes partnerëve.

Burimi: PPNEA & Fotografët Hektor Pustina, Raimond Kola, Florion Goga dhe dashamirës të biodiversitetit natyror

Exit mobile version