Ballina BLOG Presidenti Ilir Meta, në takimin me një përfaqësi të shoqatës “Bashkësia Dibrane”...

Presidenti Ilir Meta, në takimin me një përfaqësi të shoqatës “Bashkësia Dibrane” vlerësoi rolin dhe vlerat kontribuese disa vjeçare të kësaj bashkësie në shoqërinë shqiptare

0
Bashkësia Dibrane /Kjo foto është e drejtë ekskluzive për ALVA.AL

Shoqata “Bashkësia Dibrane”, për më shumë se 100 vjet vazhdon të eci denjësisht nën gjurmët historike atdhetare duke zhvilluar dhe pasuruar më tej kontributin dhe vlerat e Dibrës së Madhe, vendit të pasurive shumëdimensionale, pasuri këto tepër të çmuara dhe me vlera të mëdha ndër breza, gjithnjë në shërbim të komunitetit, shoqërisë dhe atdheut.

Një përfaqësi e Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, u ftua nga Insitucioni i Presidentit të Republikës në një takim audiencë me Kryetarin e Shtetit, Shkëlqesia e tij, z. Ilir Meta. Në këtë takim mernin pjesë një përfaqësi nga Kryesia dhe Këshilli i të Urtëve i SHBD-së si dhe këshilltari i Presidentit të Republikës z. Ylli Asllani.  

Presidenti Ilir Meta, vlerësoi rolin dhe kontributin disa vjeçar të Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, e themeluar më 1908 nga lëvizjet kombëtare dhe vlerat e komunitetit dibranë në tërësi. Ai u njoh me SHBD e cila përfaqëson komunitetin dibran në Tiranë, të cilët si pasojë e genocidit dhe e kryengritjeve të vitit 1913 lanë vendin e tyre,  Dibrën e Madhe, për tu vendosur në Tiranë e më gjerë.

Një rezyme të veprimtarisë së shoqatës iu bë edhe nga kryetari i SHBD-së z. Bujar Kapexhiu, ndërsa në emër të komunitetit dibranë në Tiranë dhe shoqatës “Bashkësia Dibrane”, ju dhuruan Presidentit Ilir Metës dhe Akti i Shpalljes së Pavarësisë  Kombëtare me firmëtarët e saj ruajtur nga arkiva familjare e Faik Shatkut’ dhe botimet më të fundit me autorë e studiues dibranë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi punën dhe angazhimin e komunitetit dibranë për ruajten dhe gjallërimin e traditës dhe të bashkëjetesës me komunitetet e tjera, në frymën e mirëkuptimit, harmonisë dhe qytetarisë.   Gjithashtu ai shprehu dëshirën për tu takuar së shpejti në aktivitetet e shoqatës “Bashkësia Dibrane”.

Shënim: Faik Shatku, ishte jurist, ministër dhe përfaqësues shqiptar i prefekturës së Dibrës në Kuvendin Kombëtar përgjatë legjislaturës 1937-’39.

Burimi:Bashkësia Dibrane / Përshtati për ALVA: Manjola Perja


Exit mobile version