Shpresa Rupar në jetën e saj ka disa role si bashkëshorte, nënë, motër, hallë, teze, shoqe, mike, grua biznesi. Me kohë dhe eksperiencë i ka dhënë jetës së saj një rol tjetër atë të një gruaje që sheh lakuriqësitë e jetës si:
Lakuriqësinë e njerëzve, pavarësisht veshjes “chic”.
Lakuriqësinë e gjërave pavarësisht shkëlqimit verbues.
Ndjej lakuriqësinë e zërave, pavarësisht melodicitetit të tyre.
Ndjej lak uriqësinë e inteligjencës, pavarësisht diplomave pa fund.
Ky rol e plotëson dhe e motivon, pasi në këto lakuriqësira të jetës së përditshme, gjen fuqinë e së vërtetës lakuriqe. Hobi më i madh i jetës së saj ka qenë dhe mbetet leximi, biblioteka për Shpresën edhe sot është ilaçi më i mirë i mendjes, dhe ndoshta ky interesim për literaturën e bëri të gjejë veten në një botë më larg se ajo qyteza e vogël ku është rritur. Para disa vitesh, pavarësisht librave pa fund që kishte lexuar, i ra në dorë një libër i cili e bëri të kthej kokën në një drejtim tjetër, ndoshta ishte ajo shkëndija e duhur në momentin e duhur. Gjithmonë e ka tërhequr funksionimi i trurit, marrëdhëniet dhe komunikimi mes njerëzve dhe ky pasion i fshehur, plus librit të zbuluar rastësisht, e shtyu të bëj analiza për jetën e saj si: kush jam unë? ku jam këtë moment? çfarë kam arritur dhe çfarë dua të arrij? si mundet të jem unë ndryshimi, qoftë sado i vogël, duke e filluar këtë ndryshim nga vetja?

Pse vendosi të shkruajë blogun “E vërteta lakuriqe” ?
