Ballina Arti Filmi historik “Skënderbeu, luftëtari i madh i Shqipërisë”

Filmi historik “Skënderbeu, luftëtari i madh i Shqipërisë”

0

Filmi “Skënderbeu, luftëtari i madh i Shqipërisë”, është një film historik mbi jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjergj Kastioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donika Kastriotin dhe duke organizuar Besëlidhjen e Lezhës, por përballet edhe me tradhtinë e Hamza Kastriotit, nipit të tij. Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Është filmi i parë artistik, frut i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik.

Aktorët në rolet kryesore janë:

  • Akaki Khorava – Gjergj Kastrioti Skënderbeu – dubluar në Shqip nga Lec Bushati
  • Besa Imami – Donika
  • Adivie Alibali – Mamica
  • Semyon Sokolovsky – Hamza
  • Veriko Andjaparidze – Dafina
  • Georgi Chernovolenko – Marash
  • Naim Frashëri- Pal
  • Ndrek Shkjezi – Gjeto Gjokaj etj.

Teksti – Llazar Siliqi

Regjisor kryesor – Sergej Jutkeviç

Skenarist – Mikhail Papava

Kompozitorë – J. Sviridov, Çesk Zadeja

Data e premierës – 28 nëntor 1953, Tiranë dhe Moskë

Filmi mori pjesë në Festivalin e Kanës, Francë në vitin 1953, ku u vlerësua me dy çmime, “International Prize” dhe “Special Mention” për regjinë më të mirë.

Exit mobile version