Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Studimet e larta për letërsi i bëri në Universitetin e Tiranës dhe 2 vite në Institutin Gorki në Moskë. Punoi në gazetën Drita, drejtoi revistën “Les lettres albanaeses”.
Ishte aktiv në jetën politike dhe kulturore deri në vitet e 90-ta kur u largua për në Paris, së fundi është kthyer në Shqipëri. Laureat i shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Që nga viti 1994 Kadare është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK. Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972); Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.
VEPRAT
- 1954 – Frymëzime djaloshare poezi
- 1957 – Endërrime poezi
- 1961 – Shekulli im poezi
- 1963 – Gjenerali i ushtrisë së vdekur – roman
- 1964 – Përse mendohen këto male poezi
- 1968 – Dasma
- 1968 – Motive me diell poezi
- 1970 – Kështjella- roman
- 1971 – Kronikë në gur – roman
- 1976 – Koha
- 1977 – Dimri i madh – roman
- 1978 – Ura me tri harqe
- 1979 – Kush e solli Doruntinën – roman
- 1980 – Prilli i thyer
- 1980 – Gjakftohtësia – përmbledhje novelash
- 1985 – Nata me hënë
- 1986 – Koha e shkrimeve
- 1988 – Koncert në fund të dimrit
- 1981-1989 – Vepra Letrare
- 1990 – Dosja
- 1991 – Përbindëshi
- 1992 – Piramida
- 1995 – Shqipëri
- 1996 – Pallati i ëndrrave
- 1996 – Dialog me Alain Bosquet
- 1996 – Spiritus – roman
- 1997 – Kushëriri i engjëjve – ese
- 1997 – Poezi
- 1998 – Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë – ese
- 1998 – Tri këngë zie për Kosovën – triptik
- 1999 – Ikja e shtërgut – tregim
- 1999 – Qorrfermani – roman
- 1999 – Vjedhja e gjumit mbretëror – tregime
- 2000 – Ra ky mort e u pamë – ditar për Kosovën, artikuj, letra
- 2000 – Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) – biseda
- 2000 – Breznitë e Hankonatëve
- 2000 – Vajza e Agamemnonit
- 2000 – Bisedë përmes hekurash
- 2000 – Elegji për Kosovën
- 2000 – Lulet e ftohta të marsit – roman
- 2001 – Unaza në kthetra – Eskili, ky humbës i madh (ribotim)
- 2001 – Qyteti pa reklama- roman
- 2002 – Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut- roman
- 2003 – Argjiro-lektyrë
- 2004 – Pasardhësi – roman
- 2004 – Shkaba
- 2004 – Ftesë në studio
- 2005 – Dantja i pashmangshëm
- 2006 – Identiteti evropian i shqiptarëve
- 2006 – Hamleti, princi i vështirë – Sprovë
- 2007 – Hija (roman) – Spiritus
- Çështje të marrëzisë Poshtërimi në Ballkan
- Muzgu i perëndive të stepës
- 2008 – Darka e gabuar – roman
- 2009 – E penguara- roman
- 2010 – Aksidenti – roman
- Ca pika shiu ranë mbi qelq – poezi
- Ditë kafenesh- novelë
- 2010 – Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten
- Stinë e mërzitshme në Olymp
- Vepra 1
- Vepra 2
- Vepra 3
- Viti i mbrapshtë
- Mbi krimin në Ballkan
- 2011 – Letërkëmbim i zymtë
- 2012 – Çlirimi i Serbisë prej Kosovës
Ismail Kadare është shkrimtari më i njohur shqiptar në botë. Shumica e veprave të Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës, është autor i veprave që tejkaluan socrealizmin letrar në Shqipëri. Një pjesë e veprave të tij përmbajnë në vete elemente nga “njeriu i ri‟, mirëpo pjesa tjetër u krijua si identitet personal. Në skenën botërore hyri me romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Vepra e tij ndikoi kërkimin e jetës jashtë kufijve të vendit. Romanet e tij u cilësuan lart nga kritikët. Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë. Marrëdhënia varr-jetë është një nga vijat themelore të tematikës së krijimtarisë që qet në krye në këtë roman.
Kadare shkruan për fëmijërinë, rininë, historinë, legjendat, figurat historike dhe legjendare, për jetën dhe vdekjen, dosjet, muranat, flijimet, për luftrat e paqen, për misterin e ëndërrat. Tematikat e letrave: ndjesitë personale dhe sjelljet e shoqërisë dhe individit.
Në fushën e prozës Ismail Kadare ka shkruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme në prozë është romani “Qyteti pa reklama”. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Mit, histori, monumentalizëm, pak deklarativizëm dhe pak ritëm lirike, figuracioni i poezisë së Kadaresë, me gjithë dimensionin e lidhjes me kontekstin politik e kulturor dhe të një lloj ndikimi ideologjik në konceptet letrare-estetike, Kadare thyen kufijtë që përveç lexuesve shqiptar, të ketë edhe lexues të huaj.
Burimi: Ese / Përgatiti për ALVA – Vilma Dibra