Zëri i OZHQ 16 + Fushata ALVA 2024

0
169

Organizata ALVA në mbështetje  të lëvizjes globale “16 Ditët për OZHQ 16”, ashtu sikurse shumë organizata, institucione apo aktivistë etj, u angazhua në përcjelljen e mesazhit duke u bërë pjesë e fushatës video 2024 Zërat e OZHQ 16+/SDG16+.

A mund ta dëgjoni zërin e viktimës së shkeljes së të drejtave të njeriut? Tek videoja “Zëri i OZHQ 16 + Fushata ALVA 2024” është përvoja e përmbledhur e një Viktime të Shkeljes së të Drejtave të Njeriut. Në përmbledhje përfshihen eksperiencat dhe zërat e shumë viktimave që ju është shkelur e drejta, më së shumti gra. Disa prej tyre nuk mund të flasin fatkeqsisht se  nuk jetojnë më, disa të tjera nuk flasin nga frika, disa presin të flasin të tjerët dhe janë në pritje të shpresës për të cilën përpiqemi sado pak të japim kontributin tonë. Bashkëjetesa në komunitet me mendësinë patriarkale dhe problemet e shumta, ekonomike sociale nxjerrin edhe më shumë në pah problemet e thella të cilat duhet të përmirësohen.

Organizata ALVA e vazhdon me përkushtim angazhimin e saj të cilin e ka përmbledhur edhe në videon e fushatës “Zërat e OZHQ 16+”. Mesazhi kyç që duam të ngremë dhe adresojmë përmes OZHQ 16+ (Paqe, Drejtësi dhe Shoqëri gjithëpërfshirëse) në Shqipëri, është me fokus ndërgjegjësimi për vlerat, të drejtat e grave, aplikimin e sistemit të vlerave, avokimin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në mbështetje për eliminimin e të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore etj.

Tek videoja përfshihen mesazhet ndërgjegjësuese dhe konkluzione të nxjerra nga përvoja e viktimës së shkeljeve të drejtave të njeriut. Etapat e angazhimit të organizatës sikurse zëri i saj përmes rastit të vërtetë kur një viktimë e shkeljes së të drejave të njeriut, ndërmerr hapat e vështira të reagojë,  të flasi për të kërkuar drejtësi. Vështirësitë që has janë të shumta.

Në video shfaqen disa etapa të eksperiencës sikurse një pjesë e letrave dërguar institucioneve: Organizata ALVA-Albanian Values-Vlerat Shqiptare  përmes nismës “Ftesë Solidariteti” drejtuar për liderët shqiptarë https://www.youtube.com/watch?v=AcF-jgvjLsI&t=2s dhe liderët e huaj https://www.youtube.com/watch?v=fxJpyiDdJ40 ndaj ndërgjegjësimit për vlerat e gruas si dhe ndërgjegjësimin tjetër kryesor se bashkëpunimi mes institucioneve duhet të forcohet më shumë për të realizuar shkatërrimin e dhunës. Në një vend ku theksohet mentaliteti patriarkal, përballja me dhunën është edhe më e madhe.

Krahas kësaj, çdo vit me rastin e Ditës Botërore të Vlerave, në të cilën organizata merr pjesë, organizohen aktivitete me tematikë në vëmendje përmirësimi i mirëqenies së grave, integrimi i tyre me dinjitet në shoqëri. Thirrja për sensibilizimin kundër dhunës ndaj grave dhe shkeljes së të drejtave të njeriut shtrihet si në vendin tonë ashtu edhe përtej kufijve të Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor etj.

Së fundmi në trajnimin “Educators for Peace” e zhvilluar në Zvicër, me temë “Paqja në Praktikë” e financuar nga SCI SWISS dhe MOVETIA u mundësua realizimi i seminarit me temë “Vlerat tona frymëzuese” nga drejtuesja e organizatës “ALVA” Manjola Perja. Ajo theksoi faktin se paqja në tërësi të saj luan një rol kyç, ka vlerë shumë të çmuar. Rëndësia e rolit që paqja luan në jetën tonë kuptohet edhe më shumë sidomos kur viktima përjeton situata të vështira.

Vlera e paqes dhe 3 pjesët e rëndësishme të lidhura me njëra-tjetrën: paqja e brendshme e njeriut, paqja me komunitetin (ku jeton) dhe paqja me natyrën. Të treja përbëjnë atë shpresën që e kemi falas, ajo e cila njihet nga shumica me emrin shpresa e fundit, që ndonëse kërkon shumë mund, kohë, durim ajo mund të realizohet kur ekziston mes nesh vullneti i njerëzve të mirë. Ata janë që punojnë me dinjitet dhe na bëjnë ne të shpresojmë të vazhdojmë të mos dorëzohemi para sfidave jo të këndshme që bëjnë pala tjetër e njerëzve që mendojnë, se dhuna, korrupsioni, mendësia patriarkale janë të fuqishme para dritës së vërtetë të drejtësisë.

Urojmë që fushata të tilla, të vazhdojnë. Fuqizimi i institucioneve, ligjit, individit ndodh për sa kohë ne reagojmë dhe veprojmë duke kontribuar pozitivisht në përmirësimin e jetës së çdo njeriu, në parandalimin, pakësimin e dhunës deri në eliminim e saj jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë.