Samiti i së Ardhmes – Ditët e Veprimit

0
45

Samiti i së Ardhmes, është pika kryesore e Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (#UNGA79),  pjesë e një përpjekjeje për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar për të realizuar aspiratat e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, traktateve dhe konventave të shumta ndërkombëtare, duke përfshirë Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike dhe Axhendën 2030, e cila përcakton 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG).

Samiti ofron mundësinë e ndryshimit për brezin e ri, dhe do të hapë rrugën për një të ardhme më të mirë që ne të mund ta realizojmë së bashku.

Në mbështetje të këtij vizioni dhe objektivash, Samiti i së Ardhmes i Ditëve të Veprimit u mblodh nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara më 20 dhe 21 shtator 2024 në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork për të krijuar mundësi shtesë për angazhimin e të gjithë aktorëve.

Morën pjesë përfaqësues nga Shtetet Anëtare, shoqëria civile, sektori privat, akademia, autoritetet lokale dhe rajonale, të rinjtë dhe shumë të tjerë. Gjatë Ditëve te Veprimit u ofruan një mundësi e gjerë për angazhim dhe përfshirje. Të gjithë këta aktorë kanë luajtur një rol kyç në formësimin e Paktit për të Ardhmen dhe anekseve të tij qe do të jenë kritike për zbatimin.

Në Ditët e Veprimit  tre tema ishin kryesore si: tema dixhitale dhe teknologji, paqe dhe siguri, dhe tema zhvillim dhe financim të qëndrueshëm. Përveç këtyre temave, gjithashtu një fokus të përkushtuar pati gjatë gjithë ditëve të veprimit për brezat e ardhshëm. Pjesëmarrësit e pritshëm përfshijnë krerët e shteteve, ministra, zyrtarë të lartë të OKB-së dhe përfaqësues nga sektori privat, shoqëria civile dhe aktorë të tjerë.

Për viktimat dhe të mbijetuarat nga dhuna, siguria, paqja janë temat thelbësore të diskutuara në Samitin e së Ardhmes gjatë Ditëve të Veprimit duke forcuar edhe me shumë rëndësine e tyre për të jetësuar ligjet e të drejtave të njeriut në mbrojtje të drejtave, dinjitetit të graveve duke forcuar rolin dhe rëndësinë që duhet tu jepet në vijimësi.

Artikulli paraprak“The Paradox of Freedom and Peace: A Call for Dignity and Justice”
Artikulli tjetërMarrëveshjet e rëndësishme të arritura në Samitin e së Ardhshmes 2024