“Kali i kuq e ka një huq”- Shprehje popullore

0
13

Shprehja popullore “Kali i kuq e ka një huq” është një fjalë e urtë mbarëshqiptare, e cila gjendet e dokumentuar në mbledhjet e folklorit dhe frazeologjisë rajonale e përdorur më shumë nga banorët në krahinën e Matit.

Kjo shprehje thuhet për të justifikuar apo për të pranuar ndonjë të metë të një personi, në kuptimin që s’ka njeri pa të meta, se askush nuk është i përsosur dhe çdo njeri ka një të metë apo zakon të keq.

Në varesi të zonave të ndryshme të Shqipërisë, kjo shprehje njihet dhe përdoret gjithashtu në dy variante:

  • “Kali i kuq e ka një huq”

  • “Kali i mirë e ka një huq”
Artikulli paraprakFestivali Folklorik Kombëtar i Këngës dhe Valleve Popullore, Gjirokastër 1973