Giorgio Castriota Scanderbeg
Gjergj,o Kastriot!
Kastriot, o Skenderbe!
Gjergj Kastriot, o Skanderbeg!
Gjergj Kastriot, o i madhi Skenderbe!

Mos mendo se të harrova dje.

Unë nuk të kujtoj vetëm në përvjetorët e tu, por të mbajë çdo herë me krenari në zemrën time,

të kam në shpirtin tim, të kam në trupin tim, në dhomën time, të mbajë në emrin tim,

madje me shumë krenari, e me mburrje, që nga ai moment kur erdha në këtë botë dhe u njoha me ty,

ndoshta edhe më heret, kur veq bëhesha gati të vija në këtë botë.

Than se duhet të quhesha Skenderbeg, me shpresë që ti ngjajë sadopak,

që sadopak të rrezatoj shpresë, energji sikur ti i madhi Skenderbe.

Ah sa e kam pas të vështirë deri tash, ah çfar sfide ishte kjo ore Kryeheroi i jonë!

Me thënë drejt edhe tash e kam të vështirë!

A e din pse?

Thonin:
-Duhet ti ngjashë të madhit, duhet të luftosh si i madhi, duhet të jesh i fortë si i madhi, duhet të jeshë shembull për të tjerët si i madhi!

Ka edhe nga ata që kur më shihnin mua, mendonin se i doli përpara Skenderbeu.

Skenderbe i dashur, më ka pas ardhë interesant, kur më pyeti kufitari në një kufi:

Skenderbeg ku je fshehur gjatë tërë këtyre viteve që nuk të paskemi gjetë? Si mbete gjallë kështu deri tash?

Unë qesha dhe i thash, mua më keni çdo kund i dashur kufitar dhe mua nuk më gjen dot gjë, jam i pavdekshëm.

Skenderbeg i madhi Skenderbe, mos u brengos shumë sepse unë dhe ti kemi më shumë miq se sa armiq, bile edhe në Europë, e në Amerikë. E din ata për ne, mirë janë të informuar, e këta armiqt që i kemi, janë aq të ligësht, sa që po frigohen edhe nga emri i jonë.

Ti i bëre 550 vjet që kalove në pavdekësi, do të kalojnë edhe miliona, e ti do të jesh këtu, aty, atje, kudo ku ka gjak Arbërorë kudo që ka Shqipëtar, aty ku i thuhet bukës bukë, e ujit uj!

Skenderbe unë dhe ti, do të jetojmë gjithnjë, bashkë me vëllazëri dhe me miqësi!

Lavdi ty i madhi Skenderbe!

Rofshin Shqipëtarët Skenderbe, që të na kujtojnë gjithëmonë!

Burimi:Skenderbeg Klaiqi