Qyteti i Gjakovës është një qytet dhe komunë që ndodhet në rrethin e Gjakovës, shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës. Gjakova është e njohur historikisht dhe e populluar që nga epoka prehistorike, pra kemi të bëjmë me një vendbanim iliro-shqiptar themeluar shekuj më parë, shumë shekuj para pushtimeve bullgare, dyndjeve sllave dhe kuptohet shumë më shumë se ato mesjetare pushtimet turke.

Ekzistojnë disa teori mbi origjinën e emrit të këtij vendbanimi të hershëm. Format e emërtimit të qytetit pësuan ndryshime gjatë shekujve.

Forma më e vjetër Jakovë rrjedhë nga rrënja Jak antroponim i përhapur ndër shqiptarë vendës dhe prapashtesa osmanishte ovasi që do të thot fushë. Pra Jak ovasi do të thot fushat e Jakut, ngase Jak Vula, sipas traditës, e lejoi Hadum agën të ndërtojë xhaminë dhe objektet e përmendura me kusht që qyteti i ardhshëm të emërtohej me emrin e tij, thuhet se monedhat e të cilit u gjetën, të nënshkruara “Jakovin”. Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm Gjakovë. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.   

Në serbisht emri: “Ђаковица = Gjakova” jep fjalën serbe (nxënës). Pra jashtë çdo referati krejt e pa mundur të quhej një vend prehistorik i banuar me popullatë dardane-shqiptare dhe të emërtohej “nxënës” në serbisht, kur ndërkohë ende nuk kishte lindur fjala “shkollë” e jo më emri “nxënës”. Ndërkohë sipas shqiptarëve vendas, emri “Gjakovë” rrjedh nga emri Jak (Jak-ov), me emrin e fshatit që do të thotë “fusha e Jakovit“. 

Duket qartë se më së shumti vërtet kemi të bëjmë me emrin “Jakov” emër personal shumë i vonë në kohë, pra nuk është “Jakovi” ai që vendosi emrin e tij mbi këtë vendbanim prodhimtar, tregëtar e strategjik, por ishte “Gjakova” e quajtur sot, e cila e bëri të njohur atë njeri (fisnik) dhe ai mori emrin e saj, ashtu si në raste të tjera të pafundme në gjuhën shqipe, ku njerëz të shquar apo fise të mëdha zakonisht vetquhen, emërtohen (psh: të Jakovit) apo marin si mbiemër, emrin e vendbanimit të tyre.

Po, çdo të thotë në gjuhën shqipe: Jakov? Së pari i referohemi gjuhës sllave, ku emri Gjakovë shkruhet, “Ђаковица” dhe shohim se kemi të bëjmë me një shkronjë: Ђ = T, (Đ); të zbutur, pra; ashtu si edhe tek gjuha greke kemi të njohur kalimin nga: D = G (Dhe = Gji; Tokë) – akoma më e njohur na vjen shkronja “B” e gjuhës shqipe e cila sërish në gjuhën sllave dhe atë greke të sotme lexohet: (B = V) (Вардар = Vardar). 

I rikthehemi emrit të Gjakovës sa më pranë emërtimit të saj më të hershëm: Gjakovë = Ђаков = Takob (Tokob, Tokovë) Dihet dhe njihet ende sot se në gjuhën e lashtë shqipe, tek dialekti i saj geg kemi: “Ob’; ub = hub; humb, humbet. (humbet bije poshtë; bën firo) Dhe tashmë gjithë gjakovarët e vjetër dhe të rinjë e dinë mirë së krejt qyteti i tyre është i ndërtuar mbi Tokën – mbi pjesën më të ulët nga të dy krahët e saj “përgjatë” gjithë gjatësisë së lumit Kren, ky është shkaku i emërtimit të këtij qyteti të hershëm, dhe vendbanim prehistorik, pra shkurt:Gjakovë do të thotë: “Gjatëobë; Gjatovë, vendbanim; “Gjatovil” ,”Gjatovinë“, ndërtuar krejt përgjatë brinjëve “ovale” tokave, dheut të “ub-humbura” të ulura, të shtrira, varur poshtë, batisur-vithisur, ndër shekuj.

Vet fjala shqipe “Qafë” buron po prej kësaj rrënje të hershme IE ab’; av’;  ov’-kov’; ovale, vezake, si dhe abë, avë qafë, etj, – dukshëm edhe më qartë kemi, fjalën shqipe: Tok+ob =Tokovë, evoluar ky emërtim dhe përshtatur në gjuhën sllave: ЂаковĐakov = Gakov – Gjakovë. (kalimi i zanoreve nga;  a,e, i, o,u, ndodh ende në gjuhën shqipe, psh.: Tham; thomi, themi)

Si dhe këmbimi i shkronjave nga, (d; t, në g; k;) dhe (g në gj) është më se normale të njohura shkencërisht, madje edhe në gjuhën shqipe kemi kalime të tila si: Shkop; stob – stap (sk =st) ashtu si tek gjuhët latine kemi: Attore =aktore dhe në gjuhën e lashtë iliro-pellazge-shqipe kemi: Atile =Akile, etj. [(Në formën jo të rregullt të shqipes, kemi: Aklete = atlete; atlet i shpejtë si Akile)]

Pra, Gjakova flet shqip ajo tregon një vend banim të stërgjatur – Gjatovë – duke patur parasysh fjalën e pastër shqipe “Tokë” por edhe fjalën “Ov” e cila njihet si sllave, ajo nuk është e tillë sepse burimi i saj është fjala e lashtë IE e përkatësisë shqipe në këtë rast ku fjala ab’, ob’ tregon vende të zbritura, poshtë, të varrura, të humbura, etj. Fjala “ob; ov” oba; (gr/oba) duket; ngjason sikur mer trajtën e saj të plotë në gjuhën sallave vetëm kur asaj i shtohet sufiksi “it = ic” ashtu si në rastin tonë ku kemi kalimin e emrit: Gjatovitë = Gjatovicë dhe se fundi, Gjakovë +ic’ = Gjakovicë; Ђаковица.

Gjithë foljet e gjuhës shqipe në kohën e kryer të thjeshtë marrin për prapashtesë fjalën shqipe “o)-va” -veprim ky i cili si në asnjë gjuhë tjetër tregon me kaq saktësi edhe figurativisht një veprim të kryer: u kry; u’ba = o’va, e mbaro-va këtë punë, këtë shkrim, – folja shqipe e dialektit geg “U’ba” flet shumë.

Krejt “Kosova” ka për bazë fjalën shqipe (ab, av, ov, ev), etj., sepse është e njohur për ultësirën e saj ovale në pjesën më të madhe të atyre trojeve të lashta dardano – shqiptare. (shih hartën)

Një emërtim tipik i cili na ndihmon na qartëson se kemi të bëjmë me gjuhën shqipe në krejt territorin e saj, në Europë dhe më tej, por edhe për shembullin e mësipërm është emri “Rugovë” e cila ka kuptimin: Rugë + ob; ov, madje gati e gjithë rruga për të shkuar në këtë vendbanim të ndërtuar në luginë, kjo rrugë kalon, përndjek vende të ulura, gryka oba; aba; Abis.

Edhe në rast se e marim të mirqëne se, ob; ov është sllave, atëhere i bije që kemi një emër të gjuhës shqipe, Gjatë + ob; ov = Gjakovë apo Rrugë + ob; ov = Rugovë ashtu si Shesh/ov’; sos + ov’ = Kos/ov-ë.

Burimi: https://www.etimologji.com/ Mili Butka / http://gjakovaportal.com/al / Përshtati për ALVA: M. P.