5 Maj, është dita kur ne nderojmë Dëshmorët e Atdheut. Heronjtë të cilët luftuan për idealet e larta të Shqipërisë dhe shqiptarëve, bashkimit kombëtar, dinjitetin e Kombit tonë dhe Demokracinë. Është një ditë ku ne sot përulemi me mirënjohje përpara veprës së dëshmorëve, djem e vajza që i dhanë të ardhmes së atdheut gjakun, jetën dhe ëndrrat e tyre”.

“Dëshmorëve” – Poeti Gjergj Fishta

“Dëshmorëve”

O ata t’lumtë, qi dhanë jetën, 
o ata t’lumtë, qi shkrinë vehten, 
qi për Mbret e vend të Parëve, 
qi për erz e nderë t’Shqiptarëve 
derdhën gjakun tue luftue, 
porsi t’Parët u pa’n punue! 
Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina, 
but u kjofshin moti e stina, 
ak’lli, bora e serotina: 
e der’ t’ këndojë n’mal ndo’ i Zanë, 
e der’ t’ ketë n’ detë ujë e ranë, 
der’ sa t’shndërisin diellë e hanë, 
ata kurr mos u harrojshin, 
n’kangë e n’valle por u këndojshin. 
E njaj gjak, qi kanë dikue, 
ban, o Zot, qi t’jesë tue velue 
për m’ia xe zemrën Shqiptarit, 
për kah vendi e gjuha e t’Parit!

Poeti Gjergj Fishta