Filmi “Skënderbeu, luftëtari i madh i Shqipërisë”, është një film historik mbi jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjergj Kastioti bashkon princërit shqiptarë duke u martuar me Donika Kastriotin dhe duke organizuar Besëlidhjen e Lezhës, por përballet edhe me tradhtinë e Hamza Kastriotit, nipit të tij. Filmi ka skena masive të betejave historike dhe rrethimit të Krujës. Është filmi i parë artistik, frut i bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik.
Aktorët në rolet kryesore janë:
- Akaki Khorava – Gjergj Kastrioti Skënderbeu – dubluar në Shqip nga Lec Bushati
- Besa Imami – Donika
- Adivie Alibali – Mamica
- Semyon Sokolovsky – Hamza
- Veriko Andjaparidze – Dafina
- Georgi Chernovolenko – Marash
- Naim Frashëri- Pal
- Ndrek Shkjezi – Gjeto Gjokaj etj.
Teksti – Llazar Siliqi
Regjisor kryesor – Sergej Jutkeviç
Skenarist – Mikhail Papava
Kompozitorë – J. Sviridov, Çesk Zadeja
Data e premierës – 28 nëntor 1953, Tiranë dhe Moskë
Filmi mori pjesë në Festivalin e Kanës, Francë në vitin 1953, ku u vlerësua me dy çmime, “International Prize” dhe “Special Mention” për regjinë më të mirë.




