Albania në hartën “Europa Mbretëreshë“ 1582

0
152
Harta Europa Mbretëreshë 1582
Harta Europa Mbretëreshë 1582

Harta e vjetër e Europës me titullin “Europa Regine”, “Europa Mbretëreshë” e shekullit të XVI, realizuar në vitin 1582 është vepër e humanistit Heinrich Bünting.

Kjo hartë ndodhet në hollin e Parlamentit Europian dhe është shprehje simbolike e bashkimit të kontinentit Europaian që me fillimin e epokës moderne. Arbëria në mesjetë nuk ishte e njohur vetëm nga rezistenca antiosmane, pasi harta me përfshirjen e saj, respekton historinë e vjetër të kontinentit.

Në hartë, rëndësia e imazhit të Arbërisë ishte përforcuar në atë periudhë nga betejat e magjishme triumfuese të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Iliria dhe Arbëria ishin pjesë përbërëse e memories kulturore dhe historike të qytetërimit europian.

Harta e Bünting-ut, mbështetet mbi një paraqitje më të hershme të saj nga hartografi Johannes Putsch e vitit 1537, ku paraqet mes atyre pak vendeve europiane, edhe Arbërinë (Albania) e cila gjatë asaj epoke kishte emër të madh në Europë, si rezultat i rezistencës antiosmane – thekson historiani Dorian Koçi.

Harta Europa Mbretëreshë 1582
Harta Europa Mbretëreshë 1582
Artikulli paraprak“Sako” – një nga veshjet më elegante të trashëgimisë shqiptare
Artikulli tjetërVullnetarizmi: Një nga vlerat më të mëdha të shoqërisë