Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi “Paktin për të Ardhmen”

0
33

Më 22 shtator 2024, udhëheqësit botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së miratuan “Paktin për të Ardhmen”, që përfshin Paktin Dixhital Global dhe Deklaratën për Gjeneratat e Ardhshme. Ky Pakt është kulmi i një procesi shumëvjeçar, gjithëpërfshirës, që synon të përshtasë bashkëpunimin ndërkombëtar me sfidat aktuale dhe të ardhshme. Marrëveshja përfaqëson një angazhim të ri për reformimin e institucioneve ndërkombëtare për t’u bërë më përfaqësuese dhe efektive.

Pakti mbulon fusha si paqja dhe siguria, zhvillimi i qëndrueshëm, ndryshimet klimatike, të drejtat e njeriut, gjinia, të rinjtë dhe teknologjia. Ai përfshin angazhime për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, çarmatimin bërthamor dhe mbrojtjen e hapësirës së jashtme. Gjithashtu, përfshin përmirësimin e arkitekturës financiare ndërkombëtare për të mbështetur zhvillimin e vendeve të varfra dhe për të adresuar krizën klimatike. Në të gjithë Paktin ka dispozita dhe anekset për veprime pasuese, për të siguruar zbatimin e angazhimeve të marra.

Pakti përqafon gjithashtu një qeverisje globale të përmirësuar për teknologjinë dixhitale dhe Inteligjencën Artificiale (AI), duke vendosur themelet për një hapësirë online më të sigurt dhe më të qasshme për të gjithë. Për herë të parë, angazhohet një kuadër për qeverisjen e të dhënave dhe përfshirjen e të rinjve dhe gjeneratave të ardhshme në vendimmarrje.

Samiti për të Ardhmen mblodhi së bashku mbi 4,000 pjesëmarrës nga të gjitha sferat e shoqërisë, duke theksuar angazhimin global për përshpejtimin e zbatimit të SDG-ve dhe sigurimin e përfshirjes dixhitale për të gjithë. Procesi i Samitit dhe Pakti janë pasuruar thellësisht nga kontributet e miliona zërave dhe mijëra palëve të interesuara nga e gjithë bota. Në një shtysë më të gjerë për të rritur angazhimin e aktorëve të ndryshëm, Samiti zyrtar u parapri nga Ditët e Veprimit nga 20-21 shtator, të cilat tërhoqën më shumë se 7,000 individë që përfaqësonin të gjitha segmentet e shoqërisë. Ditët e Veprimit shfaqën angazhime të forta për veprim nga të gjitha palët e interesuara.

Organizata ALVA –Albanian Values –Vlerat Shqiptare u mori pjesë në Ditët e Veprimit të Samitit për të Ardhmen në mbështetje të ndërtimit të një bote ku çdo grua meriton të jetojë me dinjitet dhe të drejta të barabarta, kudo ku ajo jeton. 

Shënim: Nadir Bakalli piktor, i portretit të vajzës shqiptare me kostum popullor të Tiranës, Shqipëri e mesme.