“AUTOKTON” BEDRI ALIMEHMETI
Jom tironas,
S’kom si bohem tjetër.
Bir i ksaj toke t’omël
t’butë e t’nrofët si bukvale.
Denbabaden, sa qielli e toka jom i vjetër.
Rob për s’mari,
Kërkujt s’i jom bo havale.
Le të fryjë erë,
Rrebesh, qomet le t’boj,
Shi, borë e tufon.
Sikur me m’bjerrë
këtë tokë kurrën e kurrës s’e loj
sepse, brez mbas brezi,
Gjak mbas gjaku e shpirt mbas shpirti,
kom qenë ene jom autokton.