Prof. Asoc. Dr. Maklena Nika përkthyese e njohur në gjuhën greke prej disa vitesh i ka sjellur artëdashësve të librit përkthime nga autorë të shquar të letërsisë greke. Ajo aktualisht punon Pedagoge e gjuhës dhe e letërsisë greke pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Greke. Maklena është gjithashtu Presidente e shoqatës ndërkombëtare “Miqtë e Kazantzaki-t” për Shqipërinë dhe Administratore e studios së përkthimit “Aetos Translations & Events”.
Dhjetor 2010 – aktualisht Përkthyese zyrtare për gjuhën greke e njohur nga Ministria e Drejtësisë,
2006-2007 Në bashkëpunim me Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë, Qendrën e Gjuhës Greke, Selanik dhe Ministrinë e Kulturës, Greqi, është realizuar projekti shkencor kërkimor me temë “Shqyrtimi, Regjistrimi, Kategorizimi dhe Vlerësimi i Letërsisë së Re Greke të përkthyer në Shqipëri”
Maj 2009- aktualisht – Presidente e shoqatës ndërkombëtare “Miqtë e Kazantzaki-t” për Shqipërinë,
Shtator 2011 – aktualisht – Administratore e studios së përkthimit “Aetos Translations & Events”
Pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare
2 Nëntor 2007 – Maklena Nika, “Shqyrtimi, Regjistrimi, Kategorizimi dhe Vlerësimi i Letërsisë së Re Greke të përkthyer në Shqipëri”, kumtesë e mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare “Recepsioni i Letërsisë së Re Greke të përkthyer në Angli, Danimarkë, Norvegji, Rusi. Suedi, Finlandë dhe Shqipëri” organizuar nga Qendra e Gjuhës Greke, Athinë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Athinë.
29-30 Prill 2009 – Maklena Nika,“Letërsia e Re Greke e përkthyer në Ballkan”, kumtesë e mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare “Përkthimi, Gjuha dhe Kultura“, organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, Tiranë.
17-18 Dhjetor 2009 – Maklena Nika,“Fryma angleze në Letërsinë e Re Greke ”, kumtesë e mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare “Komunikim Linguistik, Ndërkulturor dhe Social“, organizuar nga Departamenti i Gjuhës Angleze në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, Tiranë
8-10 Prill 2010 – Maklena Nika, “Nikos Engonopoulos, shkrimtari surrealist grek dhe Elbasani”, kumtesë e mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare “Dialogu i Gjuhëve, Kulturave dhe Qytetërimeve Ballkanike“, organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike në bashkëpunim me Universitetin e Trakës, Turqi, Tiranë
Nëntor 2011 – Maklena Nika, “Surrealizmi i Odiseas Elitis”, referim i mbajtur në takimin shkencor “Odiseas Elitis, nobelisti grek i Egjeut”, organizuar nga Fondacioni Grek i Kulturës në bashkëpunim me Degën e Gjuhës Greke, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Ministria e Kulturës, Tiranë.
25.11.2011 – Maklena Nika, “Humori i zi tek surrealistët grekë”, kumtesë e mbajtur në workshop-in “Dekodifikime dhe rikodifikime: Aspekte të përshkrimit gjuhësor dhe komunikimit ndërkulturor”, organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, Tiranë.
29.06.2012 – Maklena Nika, “Shkrimi automat tek surrealistët grekë dhe francezë”, kumtesë e mbajtur në workshop-in “Nga teoria në praktikë: Çështje të gjuhës, kulturës dhe komunikimit”, organizuar nga Departamenti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, Tiranë
4 prill 2013 – Maklena Nika, “Udhëtari Kazantzaki”, referat i mbajtur në Aktivitetin Shkencor “Një dedikim në nderim të prozatorit të madh Nikos Kazantzaki”, organizuar nga Ambasada Greke në Tiranë në bashkëpunim me Fondacionin Grek të Kulturës, Tiranë
4 korrik 2013 – Maklena Nika, “Rreth të shprehurit gjuhësor të dashurisë së çmendur te shkrimtarët surrealistë grekë dhe francezë”, kumtesë e mbajtur në Konferencën e II Ndërkombëtare “Kërkime Gjuhësore”, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Shkolla Doktorale në Gjuhësi, Tiranë.
20 shtator 2013 – Maklena Nika, “Shqipëria në disa nga veprat e shkrimtarëve grekë të viteve 1930”, kumtesë e mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare “Dialogu midis Gjuhëve, Kulturave dhe Qytetërimeve Ballkanike”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike, Tiranë.
30-31 Maj 2014 – Maklena Nika, “Duke udhëtuar nëpër Angli me Nikos Kazantzaki-n”, kumtesë e mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare “SCHOLARLY EXPLORATIONS OF ENGLISH LANGUAGE AND CULTURE”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze, Tiranë.
31 Maj – 1 Qershor 2014 – Maklena Nika, Sofia Delijorgji, “The globalism of surrealism nowdays”, kumtesë e mbajtur në Konferencën e 4-të Ndërkombëtare në Shkencat Humane dhe Sociale, Fakulteti i Filozofisë Niksic, Universiteti i Malit të Zi dhe MSCER, Romë, Itali, Budva.
11 korrik 2014 – Maklena Nika, “ Vështrim gjuhësor rreth imazhit poetik, elementi i ujit dhe të dritës tek shkrimtarët surrealist grekë dhe francezë”, kumtesë e mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare “Kërkime gjuhësore”, Qendra e Studimeve Albanologjike, Insituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë.
21 Nëntor 2014 – Maklena Nika, “Aspekte të modernitetit në Greqi – një surrealizëm perëndimor apo i helenizuar?”, kumtesë e mbajtur në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare “Dialogu midis gjuhëve, kulturave dhe qytetërimeve ballkanike”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike, Tiranë.
21 Nëntor 2014 – Alban Foci, Maklena Nika, “Ngjashmëritë në letërsinë popullore turke dhe shqiptare në përrallat e qerosit”, kumtesë e mbajtur në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare “Dialogu midis gjuhëve, kulturave dhe qytetërimeve ballkanike”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike, Tiranë.
5 Dhjetor 2014 – Maklena Nika, “Letërsia moderne greke e përkthyer në gjuhën shqipe – problematika dhe pritshmëri”, kumtesë e mbajtur në Konferencën Shkencore “Rrugëtime gjuhësore”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri dhe Ministrinë e Kulturës, Tiranë.
27 mars 2015 – Maklena Nika, “Elemente greko-shqiptare në veprën letrare të Telemak Koçës” – kumtesë e mbajtur në Konferencën e II-të Ndërkombëtare Shkencore të Studimeve Greko-Shqiptare “Diachronic and synchronic dimensions of linguistic and cultural interaction between Greeks and Albanians”, Lidhja Filologjike Shqiptaro-Greke, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë me mbështetjen e Institute of Modern Greek Studies, të Fondacionit Manolis Triandafilidhis, Universiteti Aristotelio, Selanik, Tiranë.
11 Dhjetor 2015 – Maklena Nika, Alban Foçi, “Elementë surrealistë në veprën “Vera pa kthim” të Besnik Mustafaj” – kumtesë e mbajtur në Konferencën e Katërt Ndërkombëtare “Dialogu midis gjuhëve, kulturave dhe qytetërimeve ballkanike”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike, Tiranë.
5 Maj 2016 – Maklena Nika “Fryma dhe ndikimi i letërsisë franceze në letërsinë e re greke – tendencë frankofonie apo jo edhe në ditët e sotme?” – kumtesë e mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare “50 vjet mësimdhënie dhe kërkim në Departamentin e Gjuhës Frënge të Universitetit të Tiranës”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Frënge, Tiranë.
19-20 Maj 2017 – Maklena Nika “Do we need surrealism nowdays?” – kumtesë e mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare ICSS XII “On social sciences”, EUSER, Amsterdam.
19-20 Maj 2017 – Maklena Nika “Didaktika dhe metoda të mësimdhënies së surrealizmit” – kumtesë e mbajtur në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare “International Congress of Teaching Turkish as Foreign Language”, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhëve Sllavo-Ballkanike në bashkëpunim me Universitetin Sakarya, Turqi, Tiranë.
Botime shkencore në Revista Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare:
2011 – Maklena Nika “Nikos Engonopoulos, shkrimtari surrealist grek dhe Elbasani”, Buletini shkencor, Viti XV i botimit (31), 2011/1 Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan;
2012 – Maklena Nika ”Humori i zi në surrealizmin grek”, Albanohellenica, Philological Studies, Decodifications and Recodifications, Aspects of Linguistic Description and Intercultural Communication, Tiranë;
2012 – Maklena Nika “Letërsia e re greke e përkthyer në gjuhën shqipe”, Kërkime universitare, Periodik Shkenca shoqërore, ekonomike dhe të edukimit, Universiteti Eqerem Çabej, Gjirokastër, Nr. 33, Viti 2012;
2013 – Maklena Nika Letërsia e Re Greke në gjuhë të tjera”, Botim i Ministrisë së Arsimit Kombëtar, Kulturës dhe Atletizmit në bashkëpunim me Qendrën e Gjuhës Greke, Athinë 2013, fq. 81-88;
2014 – Sofia Delijorigji, Maklena Nika “Praseological units of Greek origin in albanian spoken language” botuar në “Mediterranenan Journal of Social Sciences”, Vol.5, nr.1, 635-639, ISSN 2039-9340, Faktor Impakti 0.377, MCSER PUBLISHING, Romë, Itali;
2014 – Maklena Nika “Koncepti i të rastësishmes objektive tek shkrimtarët surrealistë grekë dhe francezë”, botuar në “Kërkime universitare, Periodik Shkenca Shoqërore, Ekonomike dhe të Edukimit”, Universiteti Eqerem Çabej, Gjirokastër, Nr. 36, fq. 249-256, ISSN: 2226-082X, Gjirokastër;
2015 – Maklena Nika “The concept of “Black Humour” at French and Greek Writers”, botuar në “International Journal of Social and Educational Innovation (IJSEIro)”, Volume 2/ Issue 3/ 2015, fq. ISSN (online) 2393-0373, Rumani;
2015 – Maklena Nika “Transplanting Surrealism in Greece – a Scandal or not?”, botuar në “International Journal of Social and Educational Innovation (IJSEIro)”, Volume 2/ Issue 3/ 2015, fq. ISSN (online) 2393-0373, Rumani;
2015 – Maklena Nika “Modern and Contemporary Greek Literature Translated in Albanian” botuar në “Mediterranenan Journal of Social Sciences”, vol.6, nr.2, supplement 1, MCSER PUBLISHING,ROME ITALY, fq. 517-520, ISSN 2039-9340.
Përkthime pjesësh teatrale vënë në skenën e Teatrit Kombëtar, Tiranë dhe në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve nga gjuha greke dhe franceze në atë shqipe:
“Më afër”, Patric Marber;
“Portreti i Dorian Gray”, Oscar Wilde;
“Miss Margarita”, Roberto Athayde;
“Lisistrata”, Aristofani;
“Shërbëtorët”, Jean Genet;
“Dadot”, Georgios Skourtsis.
Libra dhe romane të përkthyera nga gjuha greke në atë shqipe:
2010 – “Bashkëpatriotë të padëshiruar”, Jorgos Margaritis, Botimet ”Bota shqiptare” Tiranë;
2012 – “Në bregun përballë”, Telemak Koça, Botimet “Toena”, Tiranë, Mars;
2014 – “Udhëtim nëpër Itali”, “Egjipt”, “Sinai”, “Jeruzalem”, “Qipro”, “More”, Nikos Kazantzaki, Botimet “Toena”, Tiranë, Prill;
2016 – “Ari i rremë”, Maro Douka, Botimet “Ditura”, Tiranë;
2017 – “Konstandina”, Alki Zei, Botime “Dituria”, Tiranë;
2017 – “Flokë flake të kuqe”, Kostas Mourselas, Botimet “Toena”;
2017 – “Eksperimenti”, Mirto Azina Chronidi, Botimet“Morava” në process botimi.
Libra të përkthyer nga gjuha shqipe në atë greke:
2009 – Erashka e hënës, poezi haiku, Milianov Kallupi, Botimet ““GERVIS” , Tiranë;
2013 – Shqipëria – Guidë Turistike, Botimet ORAMA, Greqi.
2001 – Autore e librit me poezi në gjuhën shqipe dhe frënge “Unë, Ti, Ne”, Botimet “Marin Barleti”, Tiranë.
Burimi:https://www.facebook.com/GreekLiteratureInAlbania/ ALVA – Manjola Perja