Samiti për të Ardhmen e vendosi Barazinë e Gjeneratave, një prioritet të lartë për të trajtuar çështjet kritike të barazisë gjinore dhe të drejtave të grave, duke pasur për qëllim përshpejtimin e arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG). Gratë dhe vajzat vazhdojnë të përballen me sfida të rëndësishme, duke përfshirë pasgoditjet e pandemisë dhe kërcënimet në rritje ndaj të drejtave të tyre.
U theksua rëndësia e zbatimit të politikave dhe investimeve që përkrahin gratë dhe vajzat, për të siguruar një botë më të drejtë për brezat e ardhshëm. Fokusi ishte në krijimin e mundësive për gratë përmes fuqizimit ekonomik, barazisë në arsim dhe trajnim profesional, krijimit të politikave që mbështesin ekuilibrin punë-jetë dhe aksesin në të drejta të barabarta. Samiti i dha theks të veçantë rëndësisë së këtyre përpjekjeve për një të ardhme të qëndrueshme dhe të barabartë për të gjithë. Pakti i Samitit për të Ardhmen përfshin angazhime për t’i dhënë fund pabarazisë dhe për të siguruar arsim cilësor për të gjithë, të cilat janë të lidhura ngushtë me qëllimet e Barazisë së Gjeneratave. Në përgjithësi, Barazia e Gjeneratave sjell shpresë dhe një qasje proaktive për adresimin e pabarazive gjinore, duke e bërë atë një komponent jetik të programit të Samitit.
Barazia e Gjeneratave e parë nga rëndësia e vlerave në thelb mbetet me rëndësi se jeta vazhdon ligjet përparojnë, por duke respektuar dhe mësuar nga mendësia dhe shembujt e kontributeve të çmuara të gjeneratave të ndryshme, bota mund të përmirësohet duke respektuar punën e gjeneratave të shkuara dhe atyre që ende punojnë në rritjen e mirëqenies së shoqërisë duke sjellur ndryshime dhe sfida të reja. Procesi i zhvillimi duhet parë si mundësi përmirësimi dhe kultivimi për gjetjen e zgjidhjeve të problemeve.