Avni Mula lindi më 4 janar të vitit 1928 në Gjakovë, Kosovë, është një kompozitor i shquar shqiptar. Avniu u martua me sopranon ruse Nina Mula. Avni Mula ka dy vajza Adelina pianiste dhe Inva soprano. Baritoni dhe kompozitor i njohur Avni Mula për dekada me radhë është vlerësuar dhe nderuar për krijimtarinë e tij, që ka sjellë jo vetëm në skenën operistike, por dhe në atë të këngës në festivale të ndryshme. “Mjeshtri i madh” Avni Mula mban mbi supe shumë vite, por sërish ai nuk mungon në mjediset e Teatrit të Operës dhe Baletit. Këtu vjen herë pas here, duke kujtuar miqtë dhe kolegët  e tij në vendin ku ai ndërtoi pjesën më të madhe të jetës së tij artistike. Krijimtaria muzikore e Avni Mulës është shumë e gjerë ajo fillon nga gjinia e romancës, kantatave, operas e deri tek koncertet vokalo simfonike, këngët muzikës së lehtë, për fëmijë, etj. Për këtë krijimtari të madhe kur pyetet sot pas shumë vitesh ai tregon se gjithmonë ka punuar me shpirt për veprat e tij. Nuk janë të pakta rolet që ka sjellë në skenën operistike, por tregon se momente të veçanta në opera kanë qenë ato kur ai ka kënduar përkrah bashkëshortes së tij, sopranos së njohur Nina Mula. 

Filmografia

Filmat për të cilët ka kompozuar muzikën

1984 “Fejesa e Blertës”

1980 “Karnavalet”

1979 “Balonat”

1975 “Lumë drite”

Në intervistat dhëna baritoni dhe kompozitori “Nderi i Kombit” Avni Mula, rrëfen karrierën e tij ndër vite:
Z. Mula ku keni lindur?- Unë kam lindur në Gjakovë, më 4 janar të vitit 1928. Në fakt unë kam lindur në 1926, por babai ynë në atë kohë për të mos shkuar ushtar në kohën e Zogut, na ndryshoi 2 vjet ditëlindjen. Datëlindjen dhe emrin tim e kam nga daja im, në atë kohë kur kam lindur se ka qenë shoku i ngushtë armësh, ose propotin, siç thuhet atje, me Avni Rustemin, Heroin e Popullit tonë, në atë kohë ai ka qenë dhe deputet në Kosovë. 

I detyruar nga rrethanat e asaj kohe ju latë Gjakovën dhe u vendosët në Shkodër. Të kalosh fëmijërinë në Shkodër nuk është pak? – Shkodra është një qytet i jashtëzakonshëm dhe unë kam kujtime të shkëlqyeshme. 

Në një foto tjetër jeni me Invën duke kënduar me lule në duar… – Po jam në Gjakovë. Sa herë shkoj unë atje përlotem. U premtova se do të vij bashkë më Invën në një koncert të madh. Unë shkrova dhe një këngë për Gjakovën. Isha borxhli për të shkruar në këtë qytet. Bashkë me korin e madh të qytetit. Mu kujtua nëna ime që sa herë e merrte malli për Gjakovën dhe bënte pite ose kulpite siç i thonë në Gjakovë, ajo gjithmonë qante dhe pitja përzihej me brumë, ujë dhe me lotët e saj. Edhe mu bashkë me të më dilnin lotët. Ajo ishte pite magjike, “lulzon fusha, lulzon mali bukuri ka ra në sevda për atë këngë më ka marrë malli…”. Ndërsa në Gjakovë unë fillova fill pa orkestër me këngë “…lulzon fusha, lulzon mali bukri, ka ra në sevda”. Këtu ishin brumi i melodisë që mora nga kënga e nënës, por unë në këtë koncert shtova edhe diçka tjetër “…moj Gjakovë sa m’ka marrë malli, iket këngë du me ta këndu …”, edhe më pas futet kori bashkë me Invën. Ishte diçka e jashtëzakonshme. Unë jam gjakovar dhe e kam nder që jam prej atij qyteti dhe e dua aq shumë sa nuk ka fjalë me e thanë.
 I detyruar nga rrethanat ju latë Gjakovën dhe u vendosët në Shkodër. – Shkodra është një qytet i jashtëzakonshëm dhe unë kam kujtime të shkëlqyeshme.

Cili është repertori juaj? – Unë shkrova dhe një këngë për Gjakovën. Isha borxhli për të shkruar në këtë qytet. Bashkë me korin e madh të qytetit. Mu kujtua nëna ime që sa herë e merrte malli për Gjakovën dhe bënte pite ose kulpite siç i thonë në Gjakovë, ajo gjithmonë qante dhe pitja përzihej me brumë, ujë dhe me lotët e saj. Edhe mu bashkë me të më dilnin lotët. Ajo ishte pite magjike, “lulzon fusha, lulzon mali bukuri ka ra në sevda për atë këngë më ka marrë malli…”. Ndërsa në Gjakovë unë fillova fill pa orkestër me këngë “…lulzon fusha, lulzon mali bukri, ka ra në sevda”. Këtu ishin brumi i melodisë që mora nga kënga e nënës, por unë në këtë koncert shtova edhe diçka tjetër “…moj Gjakovë sa m’ka marrë malli, iket këngë du me ta këndu …”, edhe më pas futet kori bashkë me Invën. Ishte diçka e jashtëzakonshme. Unë jam gjakovar dhe e kam nder që jam prej atij qyteti dhe e dua aq shumë sa nuk ka fjalë me e thanë.

Edhe pse jeni në këtë moshë, ju nuk ndaheni nga TOB. Edhe sot jeni në këtë institucion? – Unë vij shpesh në TOB. Shikoj gjendjen që është sot opera, kujtoj miqtë dhe shokët e mi, që kemi punuar këtu. Kanë qenë shumë vite dhe kujtoj shumë gjëra kur ne interpretonim veprat. Ka qenë viti 1957 kur ne erdhëm nga opera tjetër e vjetër në këtë institucion që është sot. Kemi bërë ndër vite shumë shfaqje dhe kemi kujtime shumë të bukura. Kujtoj operat “Traviata”, “Berberi i Seviljes”, operën “Skënderbeu” ku unë isha një nga prijësat kryesorë në këtë vepër. Rolin e Skënderbeut e lozi në atë kohë Xhoni Athanas, më pas ishte dhe Koçia, Gaqo Çako etj, që ishin prijës si unë.

 Jeta juaj artistike është zhvilluar shumë kur në opera ka pasur një repertor, i cili mbetet shumë i vlerësuar nga ju për atë kohë. Çfarë mund të na thoni për ato vite? – Kanë qenë vite kur në opera ka pasur repertor të ndryshëm. Ndër vite kanë qenë shumë kompozitorë të mirë që kanë shkruar për operën, përmend këtu Çesk Zaden, Tish Daija, dhe emra të tjerë që kanë lënë pas vepra shumë të mira dhe e kanë mbajtur gjallë jetën e operës. Veç kësaj ne kemi pasur dhe plot koncerte të ndryshme ku ne këndonim. Më pas repertorin tonë e hoqëm, nuk lejonin opera të huaja. Por artistin e mban gjallë repertori. Duhet të jetë gjallë një repertor, që e mban gjallë teatrin. Repertori ripërtërin dhe teatrin. TOB ndër vite ka pasur një vëmendje të madhe ndaj repertorit. Kondita e artistit sot është për të mbajtur jetën artistike gjallë, për të mbajtur rregull. Artisti duhet të jetë gjithmonë në formë. Kujtoj që dhe kur ne në ato vite na hoqën repertorin, artistët e mbajtën gjallë teatrin. Repertori na iku, por opera e vazhdoi jetën e vet dhe ne bashkë me të jetuam.

Çfarë mendimi keni sot për artistët e rinj. A kanë të njëjtin pasion për operën që keni pasur ju dikur? – Probleme ka gjithmonë, pasi ndër vite gjërat ndërrojnë. Unë ju thashë që për të mbajtur gjallë jetën e teatrit artisti duhet të mbajë vetë formën e vet, të mbajë zërin gjallë.

Bashkëshortja juaj ka qenë një nga zërat më të vlerësuar në TOB dhe jo pak vepra keni interpretuar bashkë në skenë. Çfarë kujtoni nga ato vite dhe si ka ndikuar Nina në jetën tuaj artistike? – Ne kemi interpretuar bashkë shumë role në opera. Nina ishte gruaja ime dhe ruaj kujtime shumë të bukura në skenën e operës, në veprat që vinin në skenë. Ne u njohëm në Rusi, u njohëm tek opera “Paliaçi”, dhe më pas interpretuam në skenë ndër vite me dhjetëra opera. Nina ka lozur në 30 opera dhe unë mbi 30 opera. Të tëra rolet më të bukura që ka repertori operistik unë i kam kënduar me Ninën. Të dy bashkë kemi punuar shumë në opera. Ne e kemi ndihmuar shumë njëri-tjetrin. Ishte një grua shumë e zonja, ka pasur shumë cilësi të mira. Ajo i ka shërbyer shumë teatrit tonë.

Po aq sa jeni i njohur në skenën lirike, jeni dhe shumë i vlerësuar si kompozitor. Ku jeni ndjerë më mirë si kompozitor duke shkruar muzikë, apo në skenë si interpretues? – Unë kam studiuar për kanto lirik dhe më vonë fillova dhe me kompozicion. Unë fillova të shkruaja këngë, kantata, opera. Edhe kompozicioni ka qenë një punë që më ka falur shumë kënaqësi. Ishte një gëzim kur dëgjoje që këngët dhe veprat tuaja vlerësoheshin nga populli. Artisti edhe kur këndon ndjehet mirë, por dhe kur shkruan ndjehet mirë. Në rast se ai edhe këndon, por dhe shkruan muzikë, janë dy gjëra të bukura dhe  ndjehet dhe më mirë. Në rast se unë kam shkruar këngë të bukura, kantata të bukura, opera të bukura, dhe kanë pasur sukses, janë ndjerë shumë mirë.

Mes këngëve tuaja dhe sot nuk mungon jehona për këngën “Valsi i lumturisë”? – Kjo ka qenë një ndër këngët e mia të para. Dëshira ime ishte që ne të merrnim pjesë dhe në Radio atë kohë, por dhe të tjera këngë kanë pasur sukses dhe janë pritur mirë. Jam ende më shumë i kënaqur që dhe sot artistët e këndojnë këtë këngë, edhe pse kanë kaluar shumë vite nga koha kur kënga u shkrua.

Këngët që vijnë sot humbasin shpejt dhe nuk e kanë jetëgjatësinë e kompozimeve që keni bërë ju apo dhe kolegët tuaj ndër vite. Sipas jush, pse ndodh kjo? – Mendoj se sot nuk shkruajnë mirë muzikë. Shkruajnë muzikë sot për nesër. Kompozitori duhet ta ndjejë muzikën në vetveten e tij, të shkruajë bukur. Artisti i është borxhli popullit dhe prandaj ai ndihet i kënaqur kur shkruan bukur dhe kur këndohet bukur. Ndër vite ne kemi shkruar këngë për jetën,  dashurinë, atdheun, etj, dhe janë pëlqyer shumë nga populli. Kanë qenë shkruar me ndjejë dhe janë interpretuar bukur. Këngës sot i mungon melodia, mendimi. Kompozitori duhet të mbështetet tek poezia e bukur, tek tabani kombëtar. Këngët që mbështeten tek melodi të huaja dhe nuk mbështeten tek melosi shqiptar janë pa jetë, prandaj duhet të jetë krijimtaria shqiptare.

Mes krijimtarisë artistike në opera dhe në këngë, veçoni ndonjë që është më e bukur për ju? – Unë i dua të gjitha veprat  e mia njëlloj, po ashtu dhe këngët e mia. Nuk i ndaj ato.

Familja juaj është e përbërë vetëm me artistë dhe më herët keni treguar se jeni shumë i lumtur për këtë? – Kur Inva ka kënduar për herë të parë në skenë, e kam përqafuar. I kam thënë të lumtë dhe vijo të ecësh mbarë, sepse edhe populli do të të kujtojë gjithmonë se ti je një artiste që i vlen për të qenë artiste e shqiptarëve. Inva ka marrë prej prindërve të saj. Ka marrë nga nëna e saj dhe babai i saj. Ne të dy kemi qenë artistë dhe Inva ka marrë gjërat e bukura që kanë vlerë të madhe. Unë jam shumë i kënaqur sot me jetën artistike të Invës, por edhe vajza tjetër është artiste. Jam i lumtur për familjen time, vajzat e mia.

Opera “Borana” ka qenë dhe një ndër veprat tuaja më të fundit që erdhi në skenën e TOB. Një vepër shqiptare që u duartrokit jo pak nga publiku. Si autor i saj, si ndiheni kur edhe pse u rikthye pas shumë vitesh në skenë publiku e vlerësoi shumë? – Ka qenë një opera shumë e fuqishme, një opera me melodi të bukur. Ajo u prit shumë mirë nga publiku, dhe ishte një rivënie. E kam shkruar në vitin 1984. Vepra erdhi në skenë në saj të vijimësisë së rikthimit të veprave të kompozitorëve shqiptarë në skenën e Teatrit të Operës. Sa i takon veprave të mëdha që i janë kushtuar atdheut, për mua vepra “Borana” mbetet më e bukura. Jam i nderuar që ajo u ngjit sërish në skenë, sepse krahas veprave të huaja e me vlerë, teatri dhe publiku kanë nevojë edhe për pjesë shqiptare.

A duhet të ketë më shumë vepra shqiptare sot në TOB? – Sigurisht që duhet të ketë më shumë.

Jeni një nga artistët më të vlerësuar shqiptarë. Në gjithë këto vite krijimtari artistike, a ka pengje? – Jam vlerësuar për atë krijimtari që unë kam sjellë para popullit. Ato pjesë dhe vepra që unë kam kënduar, i kam kënduar me shumë kënaqësi dhe jam duartrokitur shumë. Kam kënduar muzikën shqiptare dhe të huaj, e cila më ka falur shumë në jetën time dhe nuk kam pengje, pasi jeta artistike ka qenë me plot vepra.

Çfarë mendoni sot për artistët e rinj lirikë? – Artistët e  rinj duhet të punojnë sa më shumë. Puna është bërë për të gjithë, si për artistin, sportistin, etj.

Në jetën tuaj jeni mbështetur jo pak në tabanin kombëtar në muzikën që ju keni shkruar. Sa e rëndësishme është kjo për një krijues? – Vepra, kënga jeton në rast se e shkruan bukur. Kënga kërkon muzikën, fjalët, interpretimin. Shumë kompozitorë janë mbështetur në tabanin kombëtar. Sa më shumë të shkruajnë dhe të mbështeten tek tabani kombëtar aq më të dashur do të jenë për publikun. 

Burimi: Gazetari Jonuz Hallaci për BBC /Agjensia e Lajmeve Sot News intervistoi Julia Vrapiuri 2013/ Wikipedia / ALVA – M. P