Dita Botërore e Vlerave 2021 u zhvillua më datë 21 tetor në shumë vende të botës ku larmia e aktiviteteve dhe angazhimet ishin të ndryshme. Sikurse çdo vit edhe në Shqipëri organizata “ALVA – Albanian Values – Vlerat Shqiptare” e zhvilloi eventin e rradhës me temë “Rilidhja me Vlerat Shqiptare”. Aktiviteti i cili u zhvillua përmes internetit duke respektuar dëshirën e dashamirësve të komunitetit ALVA.
Gjatë eventit pjesëmarrësit u informuan për ecurinë e zhvillimit të programeve të organizatës ALVA dhe Komunitetit Global të Vlerave gjatë pandemisë dhe më tej. Rëndësi e veçantë iu dha edhe rolit të vlerave të gruas si dhe “Rilidhjes me Vlerat e Gruas/Vajzës Shqiptare”.
Disa aktiviste dhe mbështetëse të komunitetit ALVA propozuan krijimin e mundësive të reja të zhvillimit të bashkëpunimit mes komunitetit ALVA dhe rasteve ku ndihet e nevojshme platforma të tilla të motivojnë gratë dhe vajzat shqiptare.
Ndonëse roli i gruas nuk është promovuar ashtu sikurse gruaja/vajza shqiptare e meriton po kjo nuk duhet të jetë pengesë për aq kohë sa secila grua/vajzë apo kushdo prej nesh mundet të bëjë gjëra të mira ashtu siç kanë ndodhur dhe ende vazhdojnë të ndodhin, megjithë vështirësitë që ekzistojnë dhe arsyet e ndryshme që tashmë dihen ndër vite. Fatmirësisht falë punës të secilit prej dashamirësve ne mundemi në kohë të vështira të përpiqemi për të krijuar bashkëpunime në të mirë të progresit të mirëqenies së gruas, familjes shoqërisë e më gjerë.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ku vetë populli shqiptar e ka përbledhur me fjalën e tij përgjegjësinë, besimin te vlerat universale, vendosmërinë për krijimin e një shteti të së drejtës, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut me frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare duke u zotuar për mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor duke u mbështetur dhe theksuar se drejtësia, paqja dhe harmonia mes kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit.
U theksua shumë rëndësia e se pa drejtësi nuk ka paqe dhe pa drejtësi nuk ka integrim. Jeta e çdo shqiptari vlen. Jeta e çdo gruaje/vajze vlen.
Referuar studimeve të ndryshme ndër vite për gruan shqiptare përfundimi ishte se: qoftë si nënë, motër, bijë apo bashkëshorte me krenarinë shqiptare gruaja shqiptare nuk e ka duruar kurrë tradhtinë dhe pabesinë ndaj atdheut. Virtytet e gruas shqiptare ishin frymëzim i luftërave për liri të atdheut. Ajo tek shqiptarët trajtohet me respektin më të lartë dhe vërtet punon në shtëpi, por zë një vend të nderuar në shoqëri dhe se jeta e saj fisnikërohet me të qenit nënë. Është e vërtetë se ajo vlerësonte dhe vlerëson edhe sot shumë lartë të qenit nënë dhe bashkëshorte. Gjithë jeta e saj ndërtohet në këto dy shtylla kryesore, por edhe jo rrallëherë ajo ka dëshmuar se që të dyja i sakrifikon për liri, gjë që e ka ngritur atë në piedestalin e barazisë me heronjtë.
Gruaja dhe roli i saj duhet të ndriçohet në ato nivele që ajo e meriton, duke punuar më shumë dhe përdorur mjetet e nevojshme për zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare bazuar në vlerat më të mira që ka.