Dita Botërore e Vlerave Shqipëri 2024

0
32

Në Ditën Botërore të Vlerave Shqipëri 2024 stafi i ALVA-Albanian Values, është i angazhuar për të plotësuar kërkesat e shumta nga komuniteti ALVA-s ndaj infomacioneve për rolin që vlerat luajnë në jetën tonë. Ne mbështesim nismën e “Rijetësimit të Vlerave“ të inicuar nga “Komuniteti Global i Vlerave“ përmes ciklit të artikujve me tematika thelbësore të domosdoshme për reflektim dhe për të ndikuar në përmirësimin e jetës duke e jetuar atë në pozitivitet dhe harmoni edhe në rastet kur ne mund të ndeshemi me sfida shumë të vështira.

Artikulli i parë titullohet “Shërimi i dhimbjes fillon me të jetuarit në përputhje me vlerat tona“. Çdo individ ka mundësi të ndryshojë rrjedhën e jetës së tij, të përmirësojë mënyrën e të menduarit pozitiv në përballjen me vështirësitë dhe fokusimin për të krijuar mundësira përjetimesh të gëzueshme sa më shumë. Gjithçka do ishte e mrekullueshme nëse fjalët: luftë, padrejtësi, pabezi, etj. të mos ekzistonin, por do ishte një utopi si koncept se nuk mund të ndodhi. Vetë jeta e ka pjesë të saj gëzimin dhe hidhërimin, si e tillë ne mund të zgjedhim si do veprojmë për secilin rast.

DBV Shqiperi 202

Kemi zgjedhur si artikull të parë “Shërimi i dhimbjes fillon me të jetuarit në përputhje me vlerat tona“, se mendojmë dhimbja dhe shërimi i saj duhen parë si proces i sfidës që duhet të zgjidhet bazuar përmes vlerave që kemi. Kemi mundësira dhe duhet ti shohim si mundësira të arta për ne, se pa studimet e liderit botëror Richard Barret, ky koncept i vlerave nuk do ekzistonte në këtë format fisnik dhe kuptimplotë.

Ndër librat e tij të shumtë veçuam librin e tij, “Çfarë më tha shpirti“, për të frymëzuar cilindo grua, burrë, të rinj të reja etj. ta lexojnë librin, pasi do mund të gjejnë veten e tyre, të parë nga një këndvështrim ndryshe. Për më tej do mund të kuptojnë më mirë konceptin e rolit që vlerat luajnë në jetën tonë.

Konkluzionet dhe këshillat e artikullit janë shkruar nga një viktimë e shkeljes së të drejtave të njeriut që tashmë është avokuese e të drejtave të njeriut, grave dhe vajzave.

Ju mirëpresim për çdo pyetje ose informacion mundeni të na kontaktoni në rrjetet tona sociale. Faleminderit për mirëkuptimin!

World Values Day Albania 2024 

On World Values Day Albania 2024, the staff of ALVA-Albanian Values is committed to meeting the many requests from the ALVA community for information on the role that values play in our lives. We support the initiative “Bringing Values to Life” launched on the “World Values Day” October 17, 2024 through articles that cover essential topics for reflection and aim to improve lives by living in positivity and harmony, even when we face very difficult challenges. Several articles on different topics will be published.

The first article is titled “Healing Pain Begins with Living in Alignment with Our Values.” Every individual has the opportunity to change the course of their life, improve their way of thinking positively when facing difficulties, and focus on creating joyful experiences as much as possible. Everything would be wonderful if words like war, injustice, and betrayal did not exist, but that would be a utopian concept, as it cannot happen. Life itself includes both joy and sorrow, and as such, we can choose how we respond to each situation.

We have chosen the first article, “Healing Pain Begins with Living in Alignment with Our Values,” because we believe that pain and its healing should be viewed as part of a challenge that must be resolved through the values we hold. We have opportunities, and we should see them as golden opportunities for ourselves, because without the studies of world leader Richard Barrett, this concept of values would not exist in such a noble and meaningful format.

Among his many books, we have chosen his book, What My Soul Told Me, to inspire any woman, man, young person, etc., to read the book, as they may find themselves from a different perspective. Moreover, they will better understand the concept of the role that values play in our lives.

The conclusions and advice in this article are written by a victim of human rights violations who is now an advocate for human rights, especially for women and girls.

For any questions or information, feel free to contact us on our social media channels. Thank you for your understanding!