E heshtura
Dëbora kur bie s’dëgjohet me vesh
Dëbora kur bie prej qiejve hesht.
Dëbora kur bie vështrohet me sy
Të bardhën e heshtur e shohim të dy.
E vetmja që bie nga qielli hesht,
Të tjerat kur bien të shpojne në vesh.
Prandaj është e bardhë, prandaj është e re,
Se zhurmë me pluhur nuk ngre …
Dritëro Agolli
poet, prozator, publicist
