Latest Posts

Fërges “Tirone”

Fërgesë Tirane, ose siç thonë “Tironcit”: “Fërges Tirone”. kjo pjatë është gatuar përherë dhe si shumë pjata të tjera tradicionale është emblemë e kuzhinës autoktone shqiptare. Duke biseduar me shume miq që punojnë ka vite në sektorin e shërbimit të restoranteve apo dhe duke u konsultuar me amvisa të familjeve autoktone tiranase kam mësuar që, si çdo gatesë antike dhe e vjetër në kohë, fërgesësës i është, i vështirë përcaktimi me saktësi i zanafillës së saj si në kohë ashtu dhe në gjeografinë e territorit. Por është fakt që familje si Bakall-ët, Demner-ët, Alla-jt, Petrela-sit, Karaj-t, Tafaj-t etj, e kanë gatuar këtë pjatë në “fteret dhe tavat e dheut të tyne” sipas të njëjtës mënyrë. Studiuesi i historisë së artit kulinar autokton shqiptar, Zoti Mondi Kikino, më shpjegoi që fërgesa tiranase, kjo pjatë ndjellëse dhe gjithë shijë ka brenda saj përbërësit kryesorë të gatesave të kohës që e lindi si, t’lynin, ose vajin apo sallon (dhjamin e kafshëve), gjizën, mishin ose mëlçitë e zeza, miellin dhe specin e kuq djegës. Qepët dhe hudhrat, të cilat dhe ato janë pjesë përbërëse e recetës, sipas tiranasve, janë shtuar shumë më vonë, por që tashmë përbëjnë elementët kryesorë të saj. Shumëkush fërgesën e quan dhe tavë dheu, pasi përbërësit e saj pasi fërgohen, vendosen në një tavë dheu dhe futen në furrë “derisa me i dal t’lynit cipër”. Kjo gatesë nuk duhet ngatërruar me “fergesën e verës” siç quhet dhe ndryshe fërgesa e gatuar me speca, domate, djathë të bardhë dhe vezë. Fërgesa autoktone, është e gatuar, sipas tiranasve në recetën që do të shkruhet më poshtë, për të cilën falënderoj zonjën Zeqine Hoxha, një amvisë tiranase, që me ëndë e dëshirë gatuan dhe “mban gjallë” traditën e kësaj treve, mbi të gjitha mikpritëse, zemërbardhë dhe historike. Shpresoj ta shijoni dhe si çdo tiranas do t’ju uronte, ju them: “Ju boft mir!”

Përbërësit
500 gr mëlçi të zeza (ose dhe mish, kjo sipas dëshirës)
500 gr gjizë e bardhë
2 qepë mesatare
1 kokërr hudhër (sipas dëshirës)
1 lugë gjelle miell
Pak spec djegës (jeshil, i kuq)
250 gr lëng mishi, ose ujë i ngrohtë 
4-5 lugë gjellë vaj
2-3 gjethe dafine (sipas dëshirës, shumëkush nuk e duron dot aromën e fortë të mëlçive dhe dafina në këtë rast aromatizon dhe ul këtë efekt)
Enët që nevojiten
Tigan me bazë 20-22 cm
Tavë dheu ose argjile

Përgatitja
Në një tigan ku është nxehur vaji, hidhen mëlçitë e prera copa – copa dhe fërgohen mirë. Kur të jetë arritur avullimi i gjithë lëngut që përmbajnë hiqen nga zjarri dhe lihen veçantë. Përsëri në tigan shtohet vaj dhe qepët e prera hollë, fërgohen derisa të zverdhen shtohet mielli dhe trazohen me lugë druri në mënyrë që të shmanget formimi i topthave. Më pas shtohet lëngu i ngrohtë i mishit. Masës që është trashur i shtohet gjiza dhe trazohet që të njëtrajtësohet me qepën dhe miellin. Pasi fillon të ziejë i shtohen mëlçitë e ziera më parë, speci djegës, thelpijtë e hudhrës (të paprerë) trazohen përsëri dhe transferohen në tavën e dheut. Tava futet në furrë të nxehur më parë dhe piqet derisa ti dalë vaji sipër (“me i dal t’lynit cipër”). Shërbehet e nxehtë.

Burimi:Luga e argjendë – Dhurata Thanasi/ Përgatiti për ALVA – V. D.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

[tdn_block_newsletter_subscribe title_text="Stay in touch" description="VG8gYmUgdXBkYXRlZCB3aXRoIGFsbCB0aGUgbGF0ZXN0IG5ld3MsIG9mZmVycyBhbmQgc3BlY2lhbCBhbm5vdW5jZW1lbnRzLg==" input_placeholder="Email address" tds_newsletter2-image="5" tds_newsletter2-image_bg_color="#c3ecff" tds_newsletter3-input_bar_display="row" tds_newsletter4-image="6" tds_newsletter4-image_bg_color="#fffbcf" tds_newsletter4-btn_bg_color="#f3b700" tds_newsletter4-check_accent="#f3b700" tds_newsletter5-tdicon="tdc-font-fa tdc-font-fa-envelope-o" tds_newsletter5-btn_bg_color="#000000" tds_newsletter5-btn_bg_color_hover="#4db2ec" tds_newsletter5-check_accent="#000000" tds_newsletter6-input_bar_display="row" tds_newsletter6-btn_bg_color="#da1414" tds_newsletter6-check_accent="#da1414" tds_newsletter7-image="7" tds_newsletter7-btn_bg_color="#1c69ad" tds_newsletter7-check_accent="#1c69ad" tds_newsletter7-f_title_font_size="20" tds_newsletter7-f_title_font_line_height="28px" tds_newsletter8-input_bar_display="row" tds_newsletter8-btn_bg_color="#00649e" tds_newsletter8-btn_bg_color_hover="#21709e" tds_newsletter8-check_accent="#00649e" embedded_form_code="JTNDIS0tJTIwQmVnaW4lMjBNYWlsQ2hpbXAlMjBTaWdudXAlMjBGb3JtJTIwLS0lM0UlMEElMEElM0Nmb3JtJTIwYWN0aW9uJTNEJTIyaHR0cHMlM0ElMkYlMkZ0YWdkaXYudXMxNi5saXN0LW1hbmFnZS5jb20lMkZzdWJzY3JpYmUlMkZwb3N0JTNGdSUzRDZlYmQzMWU5NGNjYzVhZGRkYmZhZGFhNTUlMjZhbXAlM0JpZCUzRGVkODQwMzZmNGMlMjIlMjBtZXRob2QlM0QlMjJwb3N0JTIyJTIwaWQlM0QlMjJtYy1lbWJlZGRlZC1zdWJzY3JpYmUtZm9ybSUyMiUyMG5hbWUlM0QlMjJtYy1lbWJlZGRlZC1zdWJzY3JpYmUtZm9ybSUyMiUyMGNsYXNzJTNEJTIydmFsaWRhdGUlMjIlMjB0YXJnZXQlM0QlMjJfYmxhbmslMjIlMjBub3ZhbGlkYXRlJTNFJTNDJTJGZm9ybSUzRSUwQSUwQSUzQyEtLUVuZCUyMG1jX2VtYmVkX3NpZ251cC0tJTNF" descr_space="eyJhbGwiOiIxNSIsImxhbmRzY2FwZSI6IjE1In0=" tds_newsletter="tds_newsletter3" tds_newsletter3-all_border_width="0" btn_text="Sign up" tds_newsletter3-btn_bg_color="#ea1717" tds_newsletter3-btn_bg_color_hover="#000000" tds_newsletter3-btn_border_size="0" tdc_css="eyJhbGwiOnsibWFyZ2luLWJvdHRvbSI6IjAiLCJiYWNrZ3JvdW5kLWNvbG9yIjoiI2E3ZTBlNSIsImRpc3BsYXkiOiIifSwicG9ydHJhaXQiOnsiZGlzcGxheSI6IiJ9LCJwb3J0cmFpdF9tYXhfd2lkdGgiOjEwMTgsInBvcnRyYWl0X21pbl93aWR0aCI6NzY4fQ==" tds_newsletter3-input_border_size="0" tds_newsletter3-f_title_font_family="445" tds_newsletter3-f_title_font_transform="uppercase" tds_newsletter3-f_descr_font_family="394" tds_newsletter3-f_descr_font_size="eyJhbGwiOiIxMiIsInBvcnRyYWl0IjoiMTEifQ==" tds_newsletter3-f_descr_font_line_height="eyJhbGwiOiIxLjYiLCJwb3J0cmFpdCI6IjEuNCJ9" tds_newsletter3-title_color="#000000" tds_newsletter3-description_color="#000000" tds_newsletter3-f_title_font_weight="600" tds_newsletter3-f_title_font_size="eyJhbGwiOiIyMCIsImxhbmRzY2FwZSI6IjE4IiwicG9ydHJhaXQiOiIxNiJ9" tds_newsletter3-f_input_font_family="394" tds_newsletter3-f_btn_font_family="" tds_newsletter3-f_btn_font_transform="uppercase" tds_newsletter3-f_title_font_line_height="1" title_space="eyJsYW5kc2NhcGUiOiIxMCJ9"]